'Më lejo të bëhem nënë, të lutem mos më braktis'. 45-vjecarja rrëfen pengun e jetës që e mundon prej vitesh

E ftuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV Liljana Danushi rrëfen jetën e vështirë, nga fejesa që pati me 47-vjeçarin Arif Hysa shkoi nuse në Librazhd, kur ishte 31-vjeçe. Përballja me zakonet e vuri në vështirësi të renë, e cila për t’u dhënë një provë familjarëve të ish-burrit, se ajo ishte e virgjër, pas natës së parë u tregoi çarçafin e bardhë. E fejuar me mblesëri, ajo qëndroi vetëm 6 muaj në familjen Hysa, pavarësisht se nisi ta dashuronte marrëzisht burrin që kishte përkrah dhe dëshirës që pati për t’u bërë nënë. Konfliktet mes saj dhe kunatave çuan në prishjen e kësaj fejese. 

Unë nuk munda dot të vishja vellon e bardhë, por as nuk munda dot të bëhem nënë. Babai ishte i sëmurë dhe unë nuk doja të martohesha. Pas vdekjes së tij më kërkuan dorën dhe unë u besova. Unë nuk e njihja atë person, dija që quhej Arif Hysa dhe ishte 47 vjec, por vendosa të fejohem me të. Kam qëndruar vetëm 6 muaj në fejesë me të. Natën e parë që qëndrova me bashkëshortin, në mëngjes ishin të gjithë familjarët që prisnin për të parë cërcafin sipas zakonit. Në fillim nuk ndjeja dashuri për atë person, por më pas e rashë në dashuri me të. Unë kujdesesha për të, por ai asnjëherë për mua. Isha unë që vendosa të ndahesha. U mblodhën të gjitha bashkë kur vendosa t’i jepja fund. 

Pas ndarjes ajo vendosi të mos martohej më, por të birësojë një fëmijë dhe të vazhdojë jetën e saj. Sipas Liljanës pengesë për këtë është bërë e motra, e cila i mban ’peng’ firmën për t’i hapur rrugë këtij birësimi, i cili përveç plotësimit të disa kushteve, kërkohen të paktën edhe 3 firma nga familjarë apo të afërm të saj. Dy vëllezërit kanë dhënë dakordësinë, ndërsa e motra Kimete Imeri, e cila jeton në Itali nuk e pranon këtë gjë.

Nuk kam dashur të martohem më, sepse nuk kam besim tek askush. Dua vetëm të birësoj një fëmijë. Nuk kam nevojë për praninë e një mashkulli në jetën time. Unë përvec dy vëllezërve kam edhe një motër që ka një vit në Itali. Me motrën kanë lindur konfliktet për një fjalë goje. Prej 10 vitesh kemi folur rrallë, ndërsa prej një viti nuk kemi asnjë kontakt. Di që është në Itali. Vëllait i ka thënë që nuk e jap firmën. Nënën e kam të sëmurë dhe e kam marrë malli për vajzën, por ajo ka mbyllur cdo kontakt me ne. Motra e din që unë kërkoj të birësojë një fëmijë, kur unë I kërkova firmën ajo heshti. 

Dy motrat nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën prej një viti. Liljana kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, duke i bërë thirrje nga studio që e motra Kimetja të reagojë. 45-vjeçarja e mbyll me një mesazh prekës rrëfimin e saj.

Kur i thashë se këtë shqetësim do ta bëja publik në emisionin tuaj, ajo më mbylli telefonin dhe kam një vit që nuk flas më me të. Motër të lutem më hap telefonin. Me lejo të bëhem edhe unë nënë si ti 


’Pa Gjurmë’ do t’i shkojë deri në fund kësaj historie, për të lidhur kontaktet mes Liljanës dhe motrës në Itali. Ndërsa përsa i takon kritereve për birësim është Komiteti i Birësimit ai që vlerëson mbi kushtet, pas kërkesës së bërë nga 45-vjeçarja.

 

Emisioni i plotë

O.D./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/09/2021 02:42

    Nuk e kuptoj pse duhet t'i marre leje me shkrim familjes ose te afermeve per biresimin!Zonja eshte e rritur ne moshe dhe eshte e rregullt nga ana mendore,pra eshte e afte te vendose vete per veten e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi: Unë jam një prej tradhtarëve! PL s’ka nevojë për prerje kokash, nuk ka ç’të presë

Kryemadhi: Unë jam një prej tradhtarëve! PL s’ka nevojë për prerje kokash, nuk ka ç’të presë