Me litar në fyt, diplomatja nga Maqedonia e Veriut gjendet e vdekur në Nju Jork

Me litar në fyt, diplomatja nga Maqedonia e Veriut gjendet e vdekur në Nju Jork

Diplomatja 38 vjeçare nga Maqedonia e Veriut në Kombet e Bashkuara është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Manhattan në Nju Jork, njofton Fox News TV. Mediat në Shkup raportojnë se bëhet fjalë për diplomaten me inicialet M.V. 38-vjeç dhe është konfirmuar gjithashtu edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Nga Misioni i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë KB-së në Nju-Jork ka mbërritur një lajm i pikëllueshëm që na tronditi të gjithëve, për jetën e humbur tragjikisht të një anëtari të misionit tonë, diplomat të karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në këtë rast dëshirojmë t’i shprehim ngushëllim të thellë familjes dhe më të afërmve, dhe në emër të të gjithë kolegëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilët humbën një mik të afërt dhe përfaqësues punëtor shumëvjeçar dhe të përkushtuar të diplomacisë” thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.

Policia e gjeti diplomaten me një litar rreth qafës dhe ilaçet kundër depresionit, pa shenja dhune.

Fqinjët thonë se janë të befasuar nga vdekja e diplomates.

“Ajo jetoi këtu për dy vite. Të gjithë jemi të befasuar, ishte një person simpatik dhe shumë e mirë” tha kujdestari i ndërtesës, Hernan Avila.

Ai shtoi se diplomatja jetonte vetëm në një apartament në katin e katërt dhe e përshkroi atë si një person të qetë.

Ai isht edhe personi që thirri policinë pasi nuk mori përgjigje nga ajo dhe gjetën trupin e pajetë të një gruaje 38-vjeçare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 03/01/2021 15:00

    Nuke e besoj

    Përgjigju
  • jola: 02/01/2021 19:01

    rip

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Tirana ‘kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut 2025’, nis përgatitjet, Veliaj: Vit suksesi, qytet plot art

Tirana ‘kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut 2025’, nis përgatitjet, Veliaj: Vit suksesi, qytet plot art