Me motomjet, e kapuç në kokë tenton të ikë policisë, e ndjekin pas! i gjejnë kanabisin në pako cigaresh (VIDEO)

Lezhe- Në paketën e cigareve kishte fshehur dozat e kanabisit gati për shitje por në momentin kur pa policinë tentoi tia mbathte me vrap me (quad bike) motomjetin me katër rrota nëpër rrugicat e pashtruara të cilën e drejtonte pa leje.

Forcat shqiponja  në aksin rrugor Lezhë-Milot, i kanë bërë shenjë të ndalonte 19 vjeçarit Eraldo Ndreca por nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vazhduar me shpejtësi lëvizjen në drejtim të qytetit të Lezhës.

Eraldo Ndreca u ndalua dhe gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza.

Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me leje drejtimi për motomjetin që përdorte për këtë veprimtari kriminale.   Motomjeti pa targa dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa ndaj 19 vjeçarit me banim në Lezhë rëndon akuza ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.  Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar Tempulli 2

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet njëri prej autorëve të konfliktit në Peqin, ishte tentativë vrasjeje, i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku

Arrestohet njëri prej autorëve të konfliktit në Peqin, ishte tentativë vrasjeje, i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku