“Më ndihmoni, vajzën ma rrëmbyen”/ Flet pas katër ditëve babai i 19-vjecares së zhdukur, Artemis Vasilis (VIDEO)

Në një lidhje telefonike për emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv, Jani Vasilis u shpreh i shqetësuar se vajzën mund ta kenë rrëmbyer dhe se jeta e saj është në rrezik. 

“Vajza është larguar nga shtëpia, pasi do bënte një intervistë pune në një dyqan lodrash dhe nuk u kthye më. Ne jemi interesuar dhe vajza nuk ka shkuar fare në atë dyqan. Vajzën mund ta kenë rrëmbyer dhe është në rrezik për jetën. Jemi lidhur me shoqërinë e saj, por asnjë nuk është në dijeni. Ka folur me motrën, nënën dhe gjyshen për herë të fundit para se të largohej nga shtëpia. Telefoni i saj rezulton i fikur, një orë pasi humbi gjurmët, rreth 16:20. Vajza nuk ka marrë asnjë dokument me vete. Ka pasur të veshur pantallona të zeza, bluzë bojqielli me viza të bardha. Ne kemi 17 vite që jetojmë në Athinë dhe që në vitin 1991 që jemi shpërngulur në Greqi“,- tha babai i 19-vjeçares

Ndërsa mediat greke raportuan, se e reja shqiptare kishte patur një lidhje dashurie me një 24-vjeçar, për të cilin familjarët nuk ishin dakord, babai i 19-vjeçares e mohon.

Kemi folur me këtë 24 vjeçar, i cili është një shtetas shqiptar, që dyshohet se kanë patur raport, por ai nuk ka lidhje me këtë ngjarje. Vajza nuk ka patur asnjë problem shëndetësor. Kërkoj që vajza të më kthehet. Gjërat do jenë si kanë qenë. Nuk kam marrë informacion nëse ka kaluar kufirin". 

Babai e ka një mesazh për të bijën, nëse ajo nuk guxon të kthehet nga frika se prindërit do ta qortojnë. Për ata, ajo është e falur, vetëm të kthehet. 
‘Të kthehet, nuk do ketë asnjë problem, as nga prindërit as nga vëllezërit, nga askush. Mund të ketë frikë të kthehet”-u shpreh i shqetësuar Jani Vasilis.

VIDEO/Emisioni i plotë Pa Gjurmë

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet vendimi i ekspertëve që ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Ambasadorja Kim apel Metës, Tushës dhe Ruçit: Gjykata Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor