Kujtesa dhe turizmi, 70 persona me not nga Ksamili në Korfuz (VIDEO)

70 notarë nga Britania e Madhe, Irlanda, Franca, Holanda, Australia, Greqia dhe disa vende të tjera të  botës morën pjesë në maratonën dy milje detare nga Ksamili drejt Korfuzit. Nisja e edicionit të dytë u bë nga vendi i quajtur Pema e Thatë midis Ksamilit dhe Butrintit në orën 7.30 -08.00 të mëngjesit.

Eventi ka synim edhe të promovojë turizmin midis dy brigjeve dhe trashëgiminë kulturore. Aktiviteti zhvillohet edhe si homazh për shumë shqiptarë që tentuan të kalojnë kufirin e regjimit komunist të Shqipërisë duke notuar. Nga Ksamili drejt Korfuzit është edhe pjesa më e ngushtë e Kanalit të Korfuzit në të cilën janë kapur dhe vrarë shumë persona që tentonin të iknin në Greqi me not.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri