Me pamje nga maketi i Portit të Durrësit, kryeministri Rama uron një ditë të mbarë: Do të jetë më i bukuri në Mesdhe

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e maketit të përfunduar të Portit të Durrësit, të krijuar nga studioja urbanistike të Emaar Group në Dubai.

Aktualisht maketi siç specifikoi edhe kryeministri përmes rrjetit të tij social Facebook ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të fillojë ndërtimi i një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut.

Me pamjet magjike 3D të investimit gjigand dhe këngën “We belog to the sea” (ne i përkasim detit) kryeministri i ka uruar një ditë të mbarë të gjithëve.

Porti i ri Turistik i Durrësit do të nisë shumë shpejt punimet dhe për 6 vite do të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare.

Më 16 prill është prezantuar masterplani për portin e ri turistik që do të jetë më i madhi në Ballkan, në të cilën kompania Emaar Group do të investojë 2 miliardë euro.

Projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë dhe se do të hapen 4 porta në bregdetin tonë nga Adriatiku në Jon.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ska problem: 21/07/2021 07:50

    Je bere si kurvat e arditit ke filluar te besh reklame per shitje apartamentesh te pakten thuaj dhe cmimin , Me vite me jete te humhura me dhjetra mijra puntore e intelektual ju dhane ketij porti investuan jeten e tyre dhe cohet nje palaco ( eshte pak) dhe fal mafjes kane filluar parcelizimin eshte nje shpreje ( kam kapur nje hajdut sille lart e se sjell dot ateher leshoje e leshoj por nuk iken ) keshtu ke mesuar dhe ti je bere kelysh i krimit prandaj erdhe deputet ne durres se te dolen bandat nga kontrlli

    Përgjigju
  • Agron: 21/07/2021 07:48

    I njejti port ,investime zero ne kalata apo basen,vetem e ka mbush plot pallate anash fix si tirana e edi rames dhe lali erit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

 Makina përfshihet nga flakët, shoferi shpëtohet nga kalimtarët

 Makina përfshihet nga flakët, shoferi shpëtohet nga kalimtarët