Me pistoletë në makinë, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

TIRANË- Një 36-vjeçar banues në Durrës është arrestuar nga policia, pasi qarkullonte me armë zjarri. Pistoletën 36-vjeçari e mbante në një çantë brenda makinës, ku gjatë kontrollit i është gjetur nga policia. Pistoleta ishte e mbushur dhe në krëhër mbante 7 fishekë.

Së bashku me 36-vjeçarin në makinë udhëtonte edhe një person tjetër i cili pasi u kontrollua u la i lirë ndërsa poseduesi i pistoletës u arrestua në flagrancë. Tashmë i riu do të përballet me veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Votusi: 06/02/2020 10:03

    Me mire pa qeveri , deri sa te fitoje kryeministri i Shqup it .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro