‘Më pushkatuan mua dhe familjen në pabesi’, ish-prokurori Martini pas shkarkimit nga KPA: Beteja ime ligjore do të vazhdojë, e drejta të vihet në vend

‘Më pushkatuan mua dhe familjen në pabesi’, ish-prokurori Martini pas shkarkimit nga KPA: Beteja ime ligjore do të vazhdojë, e drejta të vihet në vend

Foto nga KPA dhe prokurori Anton Martini

Pas shkarkimit nga detyra nga KPA për problemet me pasurinë, ka reaguar për herë të parë ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini. Në reagimin e tij ish-prokurori thotë se dje është pushkatuar në mënyrë të padrejtë dhe të pabesë.

“Dje, shteti im më “pushkatoi” mua dhe familjen time, në mënyrë krejt të padrejtë e të pabesë, shtet për të cilin, prej 23 vitesh punova shumë shumë fort, duke u munduar te ruaj e të mos cënoj për asnjë moment besimin ndaj qytetareve të mi”, thotë Martini.

Teksa deklaron se ishte i përgatitur për këtë vendim, Martini shton se kishte informacione se po punohej në mënyrë të kamufluar kundër tij.

“Padyshim, që isha i përgatitur edhe për këtë vendim, sepse kisha të gjithë të dhënat e nevojshme që po punohej fort dhe në menyrë të kamufluar kundër meje”.

Martini thekson se beteja e tij ligjore pas këtij shkarkimi do të vijojë për të vendosur të drejtën në vend.

“Beteja ime ligjore do vazhdojë, me shpresë, që e drejta e cënuar, të vihet në vend”.

Në reagimin e plotë ka treguar dhe një bisedë me një mikun e tij ku me ironi përgjigjet me shprehjen biblike ‘’Fali o zot se nuk dinë çbëjnë’’.

Mos justifikimi i një banesë dhe deklarimi i pasaktë i të ardhurave i dhanë fund karrierës së ish-prokurorit në organin e akuzës. KPA gjykoi se Martini nuk justifikonte blerjen e banesës, për pasojë e shkarkoi. Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai ishte renditur i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e SPAK.

Reagimi i plotë i Anton Martinit:

Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë të mi! Dje nuk ishte një ditë e mirë për mua dhe familjen time. Padyshim, që isha i përgatitur edhe për këtë vendim, sepse kisha të gjithë të dhënat e nevojshme që po punohej fort dhe në menyrë të kamufluar kundër meje. Me këtë, nuk dua ta mbivlerësoj për asnjë moment veten time, më besoni. Dje, shteti im më “pushkatoi” mua dhe familjen time, në mënyrë krejt të padrejtë e të pabesë, shtet për të cilin, prej 23 vitesh punova shumë shumë fort, duke u munduar te ruaj e të mos cënoj për asnjë moment besimin ndaj qytetareve të mi.

Dje, faktori ndërkombëtar dështoi të monitorojë procesin kompleks ndaj meje, rol të cilin parlamentarët e vendit tim, j`ua besuan nëpërmjet dispozitave kushtetuese. Jam sigurisht i mërzitur nga vendimi i djeshëm, por pavarësisht kësaj, dua që sot, të falenderoj çdo mik dhe bashkëpunëtor timin, që kam pasur ndër vite, me të cilët kemi ndarë orët e gjata dhe netët pa gjumë, për të punuar që ky vend të behej më i sigurtë. Falenderoj nga zemra cdo qytetar që më ka mbështetur me fjalë e komente gjatë kësaj periudhe, të cilët kanë besuar te parimet që unë mbroj. Beteja ime ligjore do vazhdojë, me shpresë, që e drejta e cënuar, të vihet në vend.

Duke e përfunduar këtë përshendetje me plot emocion nga unë, dua ta mbyll me një pasazh nga një bashkëbisedim që pata mbrëmë në orët e vona, me një mikun tim të ardhur nga larg në shenjë solidariteti me familjen time në këto momente, i cili më pyeti; “këta që të kanë rënë në qafë ty dhe fëmijëve te tu, si mund t’i zëjë gjumi të qetë”? – e si përgjigje nga unë, mori një shprehje biblike e cila mu kujtua në çast; ” Fali o Zot se nuk dinë cfarë bëjnë”!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet