“Më rrahu zemra kur e pashë, por më mohoi”/Gjen pas 48-vitesh nënën që e braktisi, rrëfehet dhimbshëm jetimja e diagnostikuar me kancer

Ajo u diagnostikua me kancer në pranverë, kur i gjithë vendi ishte izoluar prej COVID-19.

‘Në mars e kuptova kur ndjeva dhembjen. Iu drejtova mjekes dhe pas kontrollit dhe ekzaminimeve dola me tumor në gji. Lashë një datë për t’iu nënshtruar operacionit në Tiranë. Ky operacion doli me sukses dhe u gëzova shumë për këtë. Shoqëria më ka dhënë një mbështetje të madhe. Kam katër muaj që kam nisur kimioterapinë dhe po vazhdoj me trajtimet. Kam ended he katër seanca të tjera dhe besoj se do ia dalë shumë mirë. Jam shumë optimiste’

Fati është treguar i vrazhdë me Mirandën, përvec se mbeti pa njeri, pasi nëna e braktisi ditën që u lind më 11 prill të vitit 1963, 57-vjeçarja jeton e vetme. Ajo nuk mundi dot të krijonte një strehë të ngrohtë familjare.

‘Një lidhje kam patur në jetën time. U dashurova me një person që më dhunoi dhe më keqtrajtoi dhe u dëtyrova që pas 14 vitesh të largohesha’, rrëfen 57-vjecarja

E vetmja familje dhe mbështetetje për të janë miqtë dhe kolegët e punës në bashkinë e qytetit bregdetar, ku Miranda Koçi punon si sanitare dhe falë ndihmës së tyre, ajo u takua për të parën dhe të fundit herë me nënën biologjike, në vitin 2009. Por ky takim nuk shkoi sikundër do ta dëshironte zemra e vajzës, që rrihte fort kur shikimet me nënën u kryqëzuan.

’Kur takova nënën për herë të parë ndjeva një boshllëk. Fillimisht e pashë nga larg dhe kisha shumë emocione. Mamaja thoshte se nuk kiste vajzë. Ajo nuk më pranoi kurrë. I shkova afër, shiheshim me njëra-tjetrën dhe e ndjeja se kisha lidhje gjaku. Më pyeti se ku punoja. Ajo u pre në fytyrë dhe më mohoi. Ndërsa vëllai e kishte zbuluar sekretin. Ai e kishte ditur se kishte dhe një motër. Por nuk më ka treguar kurrë se përse nëna më la. Vëllai më tha se nëna kishte patur probleme. Unë vetëm një arsye doja të dija. Mamaja ka qenë e martuar, por babai nuk na ka pranuar si fëmijët e tij. Prindërit u divorcuan, babai ka vdekur, ndërsa nëna u rimartua dhe ka katër fëmijë të tjerë’.

Miranda nuk e mësoi kurrë arsyen pse nëna që jeton në Libofshë të Fierit e braktisi, por as nuk mundi ta njoh babain e saj, i cili ka ndërruar jetë. Një vajzë solare si ajo që edhe pse i ka munguar din të falë me tepri dashurinë, për të gjithë ata që kanë qenë për të mbështje pa kufi.

’Deri tani ia kam dalë me kurajo. Betejën me sëmundjen po e fitoj. Unë ia kam dalë’, e mbyll me këto fjalë kuptimplota rrëfimin e saj 57-vjecarja

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës