“Më rrëmbyen, u arratisa në Dajt”/ A e shpiku 37-vjeçari nga Tirana pengmarrjen si nëpër filma?

“Më rrëmbyen, u arratisa në Dajt”/ A e shpiku 37-vjeçari nga Tirana pengmarrjen si nëpër filma?

Pamje nga Mali i Dajtit

Më 04 prill 2018 Johan Pema, vjeç 37 banues në Tiranë, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë, se një ditë më parë, persona të paidentifikuar e kanë rrëmbyer, por më pas ai ka mundur që të lirohet dhe t’ia mbathë nëpër pyje në zonën e malit të Dajtit në Tiranë.

Policia, edhe pse ia ka referuar materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim dhe ka nisur përpjekjet për identifikimin e turoëve, ngre gjithsesi dyshime shumë të forta lidhur me këtë ngjarje.

Johan Pema ka pretenduar se më më 3 prill, ëhstë rrëmbyer dhe autorët e kanë dërguar në zonën e Dajtit, ku sapo ka zbritur nga makina, ai ka arritur të arratiset duke u ikur me vrap rrëmbyesve të tij të mundshëm.

Deri në këto momente policia nuk ka gjetur ansjë provë për rrëmbimin e tij dhe kallëzuesi nuk ka as edhe një shenjë dhune në trup, çka bën që policia të dyshojë se ai mund ta ketë inskenuar vetë rrëmbimin e tij për çështje azilkërkimi në vendet e BE-së.

Gjatë dëshmisë së tij, që i përngjan më shumë rrëmbimeve nëpër filmat hollivudianë, Pema ka thënë: “Më rrëmbyen dhe më dhunuan,  donin të më vrisnin. Arrita të iki me vrap nëpër pyll pa këpucë dhe u fsheha”.

Por sakaq, mësohet se Pema është dëbuar nga Anglia, e cila e ka shpallur edhe person të padëshiruar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 09/04/2018 21:03

    Ishalla I kthejne te gjithe keta funderina qe kane lene shqiperine me preteksin qe ska pune e na futin opinionin e keq ne Angli ne te tjereve qe punojme me djersen e ballit e paguajme taksa si cdo qytetar I ndershem.

    Përgjigju
    • Dea: 16/05/2018 22:20

      Po ti pse nuk punon në vendin tend apo ndoshta edhe ti hyn në koshin e plehrave që ke përmendur vet

  • gaetano: 09/04/2018 18:18

    PO PSE KA NDONJE PERSON QE DO ANGLIA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Si e vlerësojnë qytetarët shqiptarë punën e qeverisë Rama

Sondazhi në Report Tv/ Si e vlerësojnë qytetarët shqiptarë punën e qeverisë Rama