Me shpejtësi 'skëterrë', ndëshkohet shoferi i mjetit luksoz që lëvizte me 239 km/h, gjoba tre të huajve

Gjatë ditës së sotme janë pezulluar 17 leje drejtimi në akset Peqin-Rrogozhinë dhe Krrabë-Elbasan.

Gjatë kontrolleve të shtuara nga policia, janë ndëshkuar 8 drejtues mjetesh që qarkullonin ne shpejtësi nga 120 deri në 140 km/h, ndërkohë që tabela lejon të qarkullosh me 80 km/h.

Ndërkohë në aksin rrugor Krrabë-Elbasan gjatë mesditës së sotme janë evidentuar dhe ndëshkuar 9 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 150 km/h deri në ekstrem 239 km/h, ku tabela lejon 110 km/h. Në kulmin e trafikut përtej çdo limiti të arsyes, kjo shpejtësi është vrasëse për jetën e drejtuesit të mjetit sado luksoz ta ketë, por aq dhe e rrezikshme për jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Prej mëngjesit të sotëm e deri tani janë vendosur 23 masa administrative për parakalime të gabuara për manovra të rrezikshme në rrugë. 19 drejtues mjetesh janë dërguar në OASH, për mosvendosje të rripit të sigurimit, ndërsa 21 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. Masa maksimale janë vendosur 3, me vlerë 30.000 lekë të rinj secila, për shpejtësi tej normave të lejuara, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Policia ka bërë thirrje që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, pasi në çdo rast drejtuesit e mjeteve mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andon: 07/08/2020 18:53

    jo vetëm gjoba! ju duhet të konfiskoni patentë shoferin dhe makinën e tij. derisa pronari i vërtetë të pretendojë veturën, 200 € / ditë biletë për parkimin shtetëror! nëse ai është pronar, ai duhet të paguajë një gjobë aq të madhe sa taksat vjetore të automjetit. kështu që taksat duhet të jenë minimale 6000 € / vit për makina luksoze përtej 2000cc.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis

VIDEO/Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis