Me shpejtësi skëterrë, policia rrugore pezullon 267 leje drejtimi, arrestohen 21 drejtues mjetesh

Me shpejtësi skëterrë, policia rrugore pezullon 267 leje drejtimi, arrestohen 21 drejtues mjetesh

Policia rrugore

Policia rrugore bën me dije se janë pezulluar 267 leje drejtimi nga të cilat 221 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 34 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit dhe 12 për qarkullim në sens të kundërt. Po ashtu policia ka arrestuar në flagrancë 21 drejtues mjetesh, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

‘Makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, dragerat, kamerat dhe makinat e pauniformuara, 24/7 në të gjitha akset rrugore. Si rezultat i monitorimit intensiv gjatë 72 orëve të fundit, janë pezulluar 267 leje drejtimi, nga të cilat 221 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 34 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 12 për qarkullim në sens të kundërt.  Janë arrestuar në flagrancë 21 drejtues mjetesh, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masa administrative, pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit, 2264 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi në qendrat e banuara, 489 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 1110 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 711 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. 167 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe të shenjave sinjalizuese gjatë natës. Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos qarkullojnë në sens të kundërt, t’iu japin përparësi këmbësorëve dhe biçiklistëve, si dhe për drejtuesit e motomjeteve, të vendosin kaskën mbrojtëse dhe shenjat dalluese kur qarkullojnë në kushtet e errësirës.’- njofton policia rrugore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë