Më shumë se 50% e popullsisë e imunizuar nga COVID, britanikët ‘pushtojnë’ parqet dhe plazhet

Më shumë se 50% e popullsisë e imunizuar nga COVID, britanikët ‘pushtojnë’ parqet dhe plazhet

Britanikët 'pushtojnë' parqet

Pas lehtësimit të kufizimeve për masat anti-COVID dhe me mbi 50% të popullsisë të imunizuar nga virusi, britanikët kanë shfrytëzuar parqet dhe plazhet për të kaluar kohën e lirë.

Temperaturat shënuan 25 gradë, ndërkohë që fotografitë tregojnë plazhe të mbushura, parqe dhe shëtitore në Leeds, Nottingham, Birmingham dhe Londër të mbipopulluara nga qytetarët.

Dje, ndërsa turmat u mblodhën në të gjithë vendin, Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock shkroi në rrjetet sociale duke u kërkuar Britanikëve 'të shijojnë diellin, por le ta bëjmë atë në mënyrë të sigurt'.

Në Brighton, festimet vazhduan deri në mbrëmje me plazhet që shpërthyen në muzikë të improvizuar me flakues, ndërsa turmat e mëdha u mblodhën për të parë, shkruan Daily Mail.

Ndër vendet më të mbipopulluara në Angli të martën ishte edhe Woodhouse Moor në zonën Hyde Park të Leeds, ku me qindra njerëz vërshuan në vend, pranë një qendre kryesore studentore në qytet.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë