Më shumë të shëruar se të infektuar! 156 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19

Më shumë të shëruar se të infektuar! 156 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 156 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19. Nga 3079 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 156 qytetarë.  Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 40 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Durrës, Devoll, Gramsh, 6 raste në Fier, 5 raste në Elbasan, Lushnje, 4 raste në Gjirokastër, Pogradec, Peqin, 3 raste në Vlorë, Vau Dejës, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Shijak, Maliq, Këlcyrë, 1 raste në Mallakastër, Përmet, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Cërrik,  Poliçan.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qyetar nga Fieri, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 62 - 78 vjeç.   

Në 24 orët e fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 104,278 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Statistika (23 Prill 2021)

Raste të reja ditore        156

Të shëruar në 24 orë      696

Të shtruar në spitale      155

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                3079

Testime totale           620,743

Raste pozitive             130,270

Raste të shëruara        104,278

Raste Aktive                 23,625

Humbje jete                   2,367

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    17882

Fier   2008

Durrës    876

Shkodër      731

Gjirokastër   565

Korçë    600

Vlorë    326

Dibër    205

Kukës     228

Elbasan   113

Berat       65

Lezhë     26

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kurti: Kryetarët në veri largohen vetëm përmes votimeve, e jo bandave

Kurti: Kryetarët në veri largohen vetëm përmes votimeve, e jo bandave