‘Me sytë nga Azia’, turizmi në Vlorë në krizë për punëtorë

TIRANË- Sezoni veror që po afron e gjen sërish Vlorën në krizë për punëtorë. Operatorët turistik po kërkojnë fuqi punëtore kryesisht nga Azia, edhe kanë eksperiencë të keqe nga vitet e kaluara, pasi punëtorët nga Linja e Mesme braktisën punën dhe u larguan ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

“Këtë vit është akoma më e theksuar mungesa e punëtorëve. Kemi lidhur kontrata me agjenci që sjellin punëtorë nga jashtë, por kostoja e tyre është e lartë”, tha  Vasil Bedinaj operator turistik.

Situata për burimet njerëzore është kritike. Po ka pasur raste që janë larguar pa njoftuar bizneset”, tha Anisa Ceno administratore hoteli.

Hotelet e restorantet në Vlorë kanë nevojë për të gjitha profilet e punës që nga pastrues e deri tek kuzhinier apo kamarier.

“Të gjithë ata që po kërkojnë punë u them të aplikojnë sepse Vlora ka turizëm gjatë gjithë vitit dhe marrim punëtorë me kontrata pune”, u shpreh Vasil Bedinaj operator turistik.

“Ne duam të thithim punëtorë nga tregu shqiptar, por s’ka pasur kërkesa, edhe pse pagat janë më të mira”, tha Anisa Ceno administratore hoteli.

Pavarësisht vështirësive për punëtorë, Vlora pritet të jetë destinacioni kryesor për turistët e huaj. Numri i rezervimeve është rritur me 25 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Da Vinci: 23/03/2023 19:41

    Pronaret Vlonjate 90% e te cileve jane trafikante ose ish trafikante me ne krye pronarin e Regina Grup i shfrytezojne puntoret edhe 7 dite ne jave me paga tallese 40 mije lek ne muaj kur nje pjat linguine me 2 karkaleca te ngrir e shesin 15 mi lek

    Përgjigju
  • energjia dhe shqiperia: 23/03/2023 18:49

    po cfare pune o pasha. ne lungomare e treta dite pa energji elektrike, kush vjen, te tere do ikin. eshte ebr skandal

    Përgjigju
  • Artan: 23/03/2023 18:42

    Po cmimet i kane si jashte shtetit. Po ti cojne dhe rrogat si jashte shtetit besoj do mbushten direkt plot me punetor. Se ata jashte shtetit nuk me duken me budallenj qe kane rrogat e larta..

    Përgjigju
  • Beni: 23/03/2023 18:13

    Normale qe nuk ka punetore sepse nuk mund te jetoj njeri duke puniar 3 muajt e sezonit dhe pastaj te ngrohet ne diell . Politikanet tane keto 33 vjet jane munduar me mish dhe shpirt ta shpopullarizojne vendin me politikat e tyre grabitqare dhe vrasese keshtu qe perfundimi eshte mbas 20 vjetesh do shuhemi si komb

    Përgjigju
  • Bim: 23/03/2023 18:10

    Kuriozitet sa paguajn???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Meta: SPAK është kapur për fyti prej Ramës! Shkova për denoncim asnjë prokuror s’doli në korridor për Presidentin! U sollën si ushtarë të Rilindjes

Meta: SPAK është kapur për fyti prej Ramës! Shkova për denoncim asnjë prokuror s’doli në korridor për Presidentin! U sollën si ushtarë të Rilindjes