
Ervin Salianji thotë në Report Tv se PD ka nevojë për ristrukturim që ta jëtë e aftë të mundë Partinë Socialiste. Në emisionin 5 Pyetjet nga Babaramo, Salianji thotë se PD prej 7 muajsh nuk kishte zhvilluar takime me demokratët në bazë, pavarësisht humbjes së 11 majit. Ai thekson se PD zgjua vetëm pas takimeve të tij, ndërsa kritika ka përse më të votuarit e primareve nuk u përfshinë në lista.
“Kam diskutuar në mbledhje të kryesisë, si do bëhet analiza. E di cila është gjuetia e shtrigave, i leje mikrofonin kujtdo dhe të flasë për cilindo. Ne jemi marrë me parime, jo me emra. PS dhe Rama nuk mundet nëse ne nuk përmirësohemi dot. Pse se nisi nga analiza e fitores, 7 bashki janë fituar. Ai që fitoi primaret në Dibër, Kukës, Elbasan, Fier, Tiranë nuk u futën në listë. Primaret janë kush ka më shumë vota të promovohet, jo ti heqim, a duhet të kemi ca parime, si promovohen dhe si avancohet karriera në PD. Është pritur raporti Odihr për të mos zhvendosur vëmendjen nga denoncimi i farsës. Kam pritur këtë vendimmarrje dhe kam pritur që pas kësaj të kemi reflektim. Nuk ka njeri që nuk e shikon që PD pas këtyre takimeve tona është zgjuar nga gjumi, 7 muaj pas zgjedhjeve të mos takosh njerëz. A doli më datë 2 udhëzimi për analizën e zgjedhjeve, u takuan njerëz, kanë filluar takohen në parti njerëzit që kanë marrë më shumë vota në listat e hapura. Kjo e rinagjalli PD, këto takime duhet të avancohen tek ripërtëritja. PD ka njerëz pafund, a duhet pozicionuar secili në vendin e vet. Mesin po ta fusësh në portë ka për të qenë lojtari më i dobët, hajde ti gjejmë secilit vendin e vet dhe të gjejmë mekanizim se si”, tha Salianji nw Report Tv.
Lajmi kryesor:
Foltorja, Salianji në Report Tv: S’po bëj gjueti shtrigash, Rama nuk largohet me muzikë në shesh! Nuk mohon kandidimin për kryetar të PD











