Me telefon në timon dhe lëvizte në korsinë e urbanit, qytetari kap 'mat' policen në Tiranë (VIDEO)

Me telefon në timon dhe lëvizte në korsinë e urbanit, qytetari kap 'mat' policen në Tiranë (VIDEO)

Policja me telefon në dorë duke drejtuar makinën në korsinë e autobusit

Një qytetar ka denoncuar me video në adresën zyrtare të Policisë së Shtetit, një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku drejtuesja e mjetit mbante veshur uniformë policie. Policia Rrugore e ndëshkoi shkelësen e denoncuar, për faktin se është konstatuar duke qarkulluar në korsinë e rezervuar për shërbim publik dhe duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit. Denoncimin e ka bërë publik vetë policia përmes videos dhe një shpjegimi në lidhje me rastin, i cili është adresuar me një ndëshkim.

“Një qytetar denoncoi me video në adresën zyrtare të Policisë së Shtetit, një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku drejtuesja e mjetit mbante veshur uniformë policie. Policia Rrugore e ndëshkoi shkelësen e denoncuar, për faktin se është konstatuar duke qarkulluar në korsinë e rezervuar për shërbim publik dhe duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit. Policia e Shtetit falenderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin që tregojnë duke raportuar në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale apo në Komisariatin Dixhital, shkelje të ndryshme. Policia e Shtetit siguron ruajtjen e plotë të anonimatit, reagim të shpejtë, profesional e të paanshëm për cilindo që shkel ligjin. Përpara ligjit janë të gjithë të barabartë. Bashkë për një ambjent sa më të sigurt! #112PoliciaeShtetit” - thuhet në njoftim.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tito: 11/02/2019 14:24

    qe te denonconi policine qe shkel ligjin. mire beni. po pse nuk denonconi njeri tjetrin pyes veten une.

    Përgjigju
    • Alb: 18/03/2019 16:19

      Sepse policët duhet të jenë shembull. Nuk mund ta shkelin ata dhe t'i vënë gjobë popullit për shkelje të ligjit.

  • SHQIPTARI: 11/02/2019 12:53

    Keshtu mbahet shteti????a qfar Policesh kemi ne riana Zot..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës