Përgjimet e BILD/ Artan Hoxha: Janë përgjuar edhe të opozitës! Edi Rama t'i dalë për zot vendit

Përgjimet e BILD/ Artan Hoxha: Janë përgjuar edhe të opozitës! Edi Rama t'i dalë për zot vendit

Mbrëmjen e sotme në studion e Report tv me gazetarin Denis Minga, emisioni Repolitix kishte në fokus zhvillimet politike në vend. Me publikimin e përgjimeve nga gazeta gjermane Bild biseda u zhvendos pikërisht tek pasojat dhe rrjedha e këtyre përgjimeve.

Gazetari i Report tv Artan Hoxha deklaroi se përgjimet e publikuara janë vetëm një pjesë e vogël e pazareve të bëra publike ndërkohë që në prova të tjera ka të përfshirë edhe ish-deputetë nga opozita por edhe video ku tregohet dhënia e rryshfetit në këmbim të votës.

Artan Hoxha deklaroi se situata në vend, duket e tensionuar dhe duhet me patjetër ndërhyrja e ndërkombëtarëve përndryshe në protestën e së premtes mund të ketë edhe viktima.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
Artan Hoxha: SHBA duhet të ndërhyjë sa më shpejt, nëse nuk ulen gjakrat deri të premten do kemi viktima

Gazetari i Report tv Artan Hoxha tha në Repolitix se Shqipëria sot po shkon në konflikt civil dhe nëse nuk do ketë ndërhyrje nga ndërkombëtarët në protestën e së premtes mund të ketë edhe viktima.

"SHBA do të ndërhyjnë por uroj që të ndërhyjnë sa më shpejt. Ne u anëtarësuam në NATO kur na plasi Gërdeci. Shqipëria sot rrezikon të shkojë në konflikt civil. Nëse bashkitë do përdorin rrogëtarët e vet, pazari del shumë keq. As Rama as Basha nuk kanë thënë të ulen të zhbëjnë marrëveshjen e prillit të 2008. Asnjëri nuk thotë se këtë sistem zgjedhor e bëmë vetë. Ata kanë hyrë në parlament me listë. Ata i kanë thirru i kanë thënë më mbulo fushatën në këtë vend dhe do futesh. Sot asnjë nga palët nuk po thotë që do tërhiqet. Këto përgjime janë thjesht benzinë. Protesta e të premtes është paralajmëruar tre ditë më parë. OSBE në Shqipëri nuk e pyet më njeri. Kemi ardhur tek pika që të premten se nëse nuk do ketë një mesazh për të ulur gjakrat mund të ndodhë ajo që përlitet. Deri më tani nuk ka viktimë por nëse gjërat shkojnë kështu mund të kemi edhe viktimë. Nëse presidenti e nënshkroi dekretin, duhet ta dinte se do kishte pasoja. Ai nuk e shoi zjarrin por i hodhi benzinë. Rama gjithmonë përgjegjësi kryesore ka për të garantuar rendin dhe sigurinë", tha Hoxha.

Ora 22:17
Petro Koçi në Repolitix: Dalja e përgjimeve është një krim në vetvete

1560971006_pkoci.jpg

Petro Koçi, zv. ministër i Mbrojtjes tha në studion e Repolitix se ppublikimi i përgjimeve është një krim i organizuar në vetvete.

"Dalja e këtyre përgjimeve është një krim i organizuar në vetvete. Ato duhet të ishin administruar në kohën e duhur. Procesi duhet të kishte kaluar në Gjykatë", tha Koçi.

Ora 21:41
Përgjimet e BILD/ Artan Hoxha: Janë përgjuar edhe të opozitës, ka edhe VIDEO ku shpërndahen para

Lidhur me përgjimet e publikuara për shitblerjen e votave, gazetari i Report Tv Artan Hoxha tha në Report tv se ato janë të rezervuara pasi në të vërtetë ka edhe video duke shpërndarë para.

"Janë përgjuar edhe të opozitës. Ka edhe video duke shpërndarë para, është video. Në pamje do dalin. Shërbimi që ka bërë BILD këto përgjime u bënë publike. Midis asaj mori telefonatash janë fshehur disa. Çdo telefonatë aty të çon një fije, prandaj ty të del aty deputeti", tha Artan Hoxha.

Ora 21:01
Artan Hoxha: Meta futi në përleshje vendin me një dekret, nëse Edi Rama ka këllqe t'i dalë për Zot

I ftuar në emisionin Repolitix, gazetari i Report tv Artan Hoxha deklaroi se situata në vend ka agravuar dhe duhet parandaluar sa më shpejt nga institucionet që janë zgjedhur për të bërë këtë detyrë. Ai tha se dekreti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve ka futur në përleshje policinë e shtetit me atë bashkiake. Artan Hoxha deklaroi se është detyra e kryeministrit që të marrë masat e duhura.

"Zhvillimet kanë dëshmuar se situata mund të eksalojë. Si në 97 dhe 98 aksioni nis nga Tropoja dhe pastaj zbret poshtë. Situatat e krijuara janë bërë shumë dhe ajo që të bën përshtypje është se nëse i shikon pamjet do ishte gjysma e së keqes nëse do ishin qytetarë. Po ata janë të gjithë punonjës të policisë që paguhen me taksat tona. Fakti që pjesa dërrmuese janë policë ose punonjës shteti është problem shumë i madh. Ato materiale zgjedhore kanë stemën e Republikës së Shqipërisë. Ato janë materiale zgjedhore, nuk janë të Edi Ramës. Materialet zgjedhore transportoji diku por mos i dëmto. Fakti që ato janë të vendosura në prona publike e bëjnë dhunën të dyfishtë. Në 97 doli populli se kishin humbur paratë dhe përfituan partitë, ndërsa në rastin konkret kemi të bëjmë me një gjë të urdhëruar. me dekretin presidenti ka futur në përleshje policinë bashkiake me policinë e shtetit. Kjo është si puna e protestave që kur do lajmërojnë për akte dhune, ka kur thonë s'do ketë, nuk ka. Nuk është zgjidhje dhuna, ajo nuk na çon askund. Duket sikur palët duan që aty të ketë viktima. Kjo formë që po përdoret për të penguar ose për të mundësuar 30 qershorin është e gabuar. Sot ishin dy aktivitete, kandidati për Bashkinë e Tiranës dhe kreu i qeverisë vijonin fushatë. Ai ka për detyrë të garantojë rendin dhe sigurinë. nëse është i paaftë ta bëjë këtë gjë, dhe me sa kanë dëshmuar janë të paaftë me situatën që pamë në Kukës. Edi Rama është organizator i zgjedhjeve. nëse Edi Rama ka këllqe duhet t'i dalë për Zot qytetarëve dhe të mos bëjë fushata paralele, ose të japë dorëheqjen të shpëtojë të ardhmen e këtij vendi. Atëherë ose zbato ligjin ose mos rri", tha Artan Hoxha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 19/06/2019 22:45

    Ky president qe se meriton ate emer,duhet arrestuar nje minut e me pare, Eshte mire pa arritur ne pershkallezim.Po erdhi viktima nuk vjen nga politikanet,por nga populli qe perdoret mish per top.Ky tani po ferkon duart qe po digjet gjysma e shqiperis.Te hedh i pari i vendit shtetin kunder shtetit kjo ndodh ne shqiperi.Po mir ben do shpetoj partin e familjes.Esht nxenesi i sali ky ,keto gjera kemi.

    Përgjigju
  • Beni: 19/06/2019 21:22

    Eshte e njejta skeme e perdorur nga saliu qe futi ne gjake tropojanet

    Përgjigju
    • Patrioti: 20/06/2019 03:13

      Fatkeqesi kombetare, qe Meta u zgjoth president. Ky mafjoz, kolltulun dhe vulen epresidetit e perdor vetem per te shkatruar Shqiperin dhe favorizuar e ndihmuar pd dhe partin e lsl. Ky duhet urgjentisht te shkarkohet dhe te filloi hetimi per kauzat e koorupsjonit prej 700 erove, me ze e figure dhe 200 mije te mara nga Kastriot ismalili dy dit para zgjedhjeve. Po keshtu, duhen pare te gjitha shkeljet e kushtetutes per keto dy vjet, deri tek krimi i fundit qe po e con SHqiperin ne lufte vellavrasese. Si sali berisha, ilir meta, PD, LSI, kane per synim te marin pushtetin,per te vjedhur me shume nga ckane vjedhur, te shkaterojne rreformen ne drejtesi, per ti shpetuar gjykimit e burgimit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin