Nisja e Europianit do të sjellë në stadium edhe tifozët, të cilët i mungojnë këtij sporti prej kohësh për shkak të pandemisë. Gjithsesi ende hyrja në impiantet sportive nuk do jetë e lirshme, pasi në Euro 2020 do të duhen një sërë dokumentesh.
Përveç biletës çdokush që dëshiron të ndjekë Turqi-Itali në Olimpico të Romës do të duhet të ketë një dokument që tregon se ka të paktën 15 ditë që ka marrë dozën e parë të vaksinës COVID. Ky është vetëm detaji i parë, pasi tifozët duhet të kenë me vete gjithashtu një raport që tregon se kanë të paktën 6 muaj që kanë kaluar koronavirusin. Gjithashtu tifozët do dohet të mbajnë në dorë një dokument, që tregon se 48 orë para se të nisë ndeshja kanë kryer një test të shpejtë COVID-i ku kanë rezultuar negativ.
Nëse nuk paraqitet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm atëherë hyrja në stadiumin Olimpico nuk do të lejohet. Me vetë tifozët duhet të kenë gjithashtu një letërnjoftim ose pasaportë, ndërsa që prej momentit kur i afrohen stadiumit duhet të jenë të pajisur me maskë.
Çdo kush prej tyre do të monitorohet me kamër nëse respektojnë distancën prej një metri perimetër, ndërsa në stadium do të ketë 48 porta hyrëse. Lajmi i mirë është se në stadium do lejohen edhe tifozët turq, të cilët do qëndrojnë në anën veriore. Për të gjithë këto procese, jashtë, brenda dhe në shkallët e stadiumit do jenë të angazhuar 3 mijë punonjës.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
69.1%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 320
Lajme të tjera
-
Ekspozita me trofetë e M.Cityt, fëmijë e të rritur në kryeministri! Tifozët: S’e prisnim kurrë t'i shikonim në Shqipëri
17 Prill, 16:02
-
Sonte Shqipëri-Kili, 2 ndryshime të detyruara në formacion! Sylvinho mendon për Brojën titullar, shiten mbi 13 mijë bileta
22 Mars, 10:08
-
VIDEO/ Jurgen Kloop shtang tifozët e Liverpool: Më mbaruan energjitë, largohem në fund të sezonit
26 Janar, 13:17
-
20 vite ‘Tifozët kuq e zi’, lojtari i 12 i kombëtares! Sot festë në Tiranë
23 Dhjetor 2023, 12:24
-
Dhuna pas ndeshjes në derbi, disiplina përjashton 14 tifozë nga stadiumet shqiptare (Emrat)
11 Dhjetor 2023, 12:15
-
VIDEO/ Santos bie nga kategoria, tifozët shkatërrojnë qytetin! Digjen makina e autobusë
7 Dhjetor 2023, 14:20
-
'Mund të fitojmë Europianin', tifozët në festë pas kualifikimit! Amari nga Presheva: Jam gati të qaj
21 Nëntor 2023, 13:15
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
VIDEO/ Nata e frikës në Milano! Sherre në rrugë mes tifozëve të Milan dhe Paris SG, një i plagosur me thikë
7 Nëntor 2023, 11:10
-
Miqësorja në 'Air Albania' kundër Bullgarisë, ndeshja ku evidentohen tifozët e vërtetë të kombëtares
14 Tetor 2023, 16:51
-
VIDEO/ Ndalohen 12 tifozë nga Kosova, me makina drejt Tiranës plot me kapsolla, tymuese e flakadanë
12 Tetor 2023, 14:58
-
Përleshja e dhunshme mes ultrasve pas ndeshjes Tirana-Vllaznia, shoqërohen 106 tifozë të ekipeve! 8 në pranga, 20 nën hetim (Emrat)
8 Tetor 2023, 10:13