‘Më tha hajde se nuk do të bëjë gjë, pastaj më nguli thikën’, konflikt mes dy të rejave në Greqi! Shqiptari i la takim gruas dhe të dashurës në të njëjtin vend

‘Më tha hajde se nuk do të bëjë gjë, pastaj më nguli thikën’, konflikt mes dy të rejave në Greqi! Shqiptari i la takim gruas dhe të dashurës në të njëjtin vend

Arrestimi i autores së plagosjes në Greqi

GREQI- “Më tha hajde Jana, të flasim, nuk të shqetësoj  dhe më pas më goditi me thikë dy herë në bark dhe një herë në shpatull ”, ky është rrëfimi i një 27-vjeçareje shqiptare, e cila u godit me thikë nga bashkëatdhetarja e saj 25-vjeçare për shkak të xhelozisë për bashkëshortin e saj, pasi ajo dyshonte se ai e tradhtonte.

Dy të rejat janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte fakti se mediat greke raportuan se ishte vetë burri shqiptar, i cili ju kishte lënë takim në të njëjtin orar të dyja grave, si bashkëshortes së tij, si dhe të vajzës, e cila mendohej se ishte e dashura e tij.

27-vjeçarja Ioana ka rrëfyer ngjarjen për mediat greke. Ajo ndodhet në spitalin e Selanikut ku po mjekohet pasi u godit tre herë me thikë nga 25-vjeçarja.

Ajo tha se fillimisht 25-vjeçarja i ksihte kërkuar që të shkonte për ta takuar dhe se thjesht do të bisedonte dhe sapo i është afruar ajo ka nxjerrë thikën dhe e ka sulmuar duke e goditur 3 herë, dy në shpatull dhe një në gjoks.

“Gjithçka ndodhi pasditen e së mërkurës kur më thirri burri i motrës sime dhe më tha të shkoja nga shtëpia e tyre për të parë nipin tim. Papritur kjo grua u shfaq në rrugën time dhe më tha të shkoja në shtëpinë e saj për të folur. Fillova të vrapoj, sepse ndjeva se diçka do të më bënte. Sapo mbërrita në shtëpinë e motrës sime, ai më kapi dhe më goditi dy herë me thikë në bark dhe një në shpatull .Ajo e kishte të fshehur thikën në xhep. Më tha “Eja Joana, të flasim, nuk do të të bëj asgjë” dhe më pas më sulmoi. Unë ia dola me gjithë forcën që kisha dhe e shtyva me këmbë. Motra ime dëgjoi zëra dhe hapi derën e shtëpisë. Sapo më pa, vrapoi dhe nxori thikën e ngulur në supe, më pas lajmëroi babanë dhe u rrëzua. Sapo babai im u kthye në shtëpi, ai e kapi për flokë gruan që më sulmoi dhe bërtiti se do ta vriste me duart e tij dhe do të përfundonte në burg. Nuk duroi të më shihte të përgjakur ”, tha Ioana.

27-vjeçarja sqaron se nuk ka pasur lidhje romantike me bashkëshortin e 25- vjeçares, dhe se ishte një grua e sëmurë nga xhelozia, madje dhe e kishte sulmuar në të shkuarën.

 “ Ajo ishte xheloze që po flisja me të, ne nuk ishim në një lidhje, thjesht flisnim dhe dilnim. Ajo ishte shumë xheloze, por ne nuk kemi qenë kurrë çift me burrin e saj ”,tha 27-vjeçarja.

“ Kam frikë se kur të dal nga spitali do të ketë më shumë incidente. Kjo grua më sulmoi përsëri dy muaj më parë, për fat nuk kishte thikë atëherë dhe nuk i tha burrit të saj. Pastaj ne ishim kapur për dore dhe ai më kishte grisur rrobat ”, raporton e reja nga spitali.

Kujtohet se ndaj të pandehurës 25-vjeçare shqiptare Prokurori Publik ka ngritur procedim penal për vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa akuzohet edhe për armëmbajtje dhe përdorim. E reja ka kërkuar dhe ka marrë afat për të kërkuar falje të hënën e ardhshme, deri atëherë mbetet në paraburgim.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet