“Më tha komshiu ruaj gruan se ta dredh”, aktori Xhevair Zeneli tregon të ‘pathënat’

“Më tha komshiu ruaj gruan se ta dredh”, aktori Xhevair Zeneli tregon të ‘pathënat’

Xhevair Zeneli, aktor

Aktori i njohur i humorit Xhevair Zeneli ka treguar se vite më parë për shkak të një komshiu mund të ishte ndarë nga gruaja. I ftuar në Xing me Ermalin, Zeneli foli për kohën kur nëpër pallate nuk kishte ujë 24 orë dhe se njëri nga komshinjtë që kishte pompë, i jepte gruas së tij tubin e pompës që të mos e merrnin ujin me bidona.

“Jo të gjitha gjërat t’i zgjidhin komshinjtë, ndonjëherë edhe të ngatërrojnë. Unë për hir të komshiut kam qenë duke u ndarë me gruan. Ju të gjithë e dini krizën e ujit dhe ne na vinte uji në 5 të mëngjesit, pastaj nuk vinte më fare. Kisha një komshi unë që punonte në një dikaster dhe bëri një rrugë në Egjipt dhe solli një pompë uji. E montoi në pallat. Dëgjonim zhurmë ne, por ujë nuk kishim. Një ditë komshiu mbi ne i thotë nuses time do të bëjmë një marrëveshje. Në orën 3 të natës i tha do të ndizni dritën e banjës dhe unë do iu jap tubin e ujit që të mbushni ujë, por kjo gjë duhej të bëhej fshehurazi sepse kërkonin të gjithë. Një natë komshiu poshtë nesh kishte dalë në ballkon dhe pinte cigare dhe kishte dëgjuar muhabetin e nuses time me të zotin e pompës. Të nesërmen më vjen mua dhe më thotë që kishte dëgjuar nusen time të fliste me atë që ishte mbi ne. Ruaj nusen se ta dredh më tha”, tha Zeneli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale