Emocionuese dhe rrënqethëse ka qenë biseda me infermieren shqiptare Sonila Luga, e cila në emisionin “Rreze Dielli” solli përjetimet e ditëve të saj të punës në spitalin e Berscias, në luftën e vazhdueshme kundër koronavirus.
Ajo tregon se lodhja dhe sfilitja para dëshirës për të ndihmuar nuk është asgjë, por frika se mos infektonte fëmijët e saj padashur, ka qenë gjithmonë prezente. Ndonëse nuk mund të jetë pranë fëmijëve dhe duhet të respektojë distancën edhe kur është në shtëpi, asaj i kanë mbetur në mendje fjalët e vajzës e cila e frikësuar për shëndetin e saj I ka kërkuar të bëjë kujdes.
"Kur filloi e gjithë kjo histori vajza ishte shumë e shqetësuar, edhe djali po ashtu po vajza është pak më e madhe dhe I kupton gjërat më mirë. Ishte shumë e informuar për gjendjen që ndodhej Italia, dhe nuk do ta harroj kurrë kur erdhi një natë pranë meje, sepse nuk mund t;I përqafoj dhe nuk mund ti puth, por erdhi pranë meje dhe më tha: Mami, unë kam një mendim që dua ta them, sepse jam e shqetësuar. Unë dua që t’I të shkosh në punë t’I ndihmosh pacientët, por nuk dua që ti të vdesësh. Kjo është ndjenja që fëmijët tanë, e cilitdo prej nesh që punojmë në këto kushte përjetojnë’ shprehet infermierja shqiptare." thotë infermjerja.
Këto fjalë kanë emocionuar moderatoren e emisionit “Rreze Dielli”, e cila nuk ka mundur dot as të përmbajë lotët.
“Jemi shumë krenarë për ju. Shqiptarja e cila si shumë shqiptarë të tjerë, ka zgjedhur që të punojë për të shpëtuar jetët e atyre që po rrezikojnë përballë koronavirus. Ne duam shumë që këto moment… kërkoj ndjesë, kur bëhet fjalë për fëmijët bëhem kështu. E kam të vështirë!”, është shprehur Katerina Trungu.
Lajmi kryesor:
Infermierja shqiptare në Itali rrëfen përjetimet në spitalin ku luftohet për jetën, Sonila Luga: Pacientët refuzonin të ushqeheshin! Vajza më tha ‘Nuk dua të vdesësh…’
D.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
86.4%
-
Pak
8.9%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 485
Lajme të tjera
-
Gjermani/ Numri i mjekëve të huaj më i madh se kurrë më parë
4 Mars, 12:59
-
Ministrja Koçiu: Nga ky vit, specializimet për mjekë familje dhe urgjence pa testim! Vlerësimi në bazë të mesatares
1 Mars, 14:55
-
Ulet me 23 % numri i mjekëve e infermierëve në zonat rurale! Dasho: Largohen për kushtet e punës, jo për pagën
16 Shkurt, 18:06
-
Zonat rurale po mbeten pa mjekë e infermierë, numri i tyre u ul deri 23% për 2022
14 Shkurt, 08:00
-
Mesfushori i Kombëtares largohet pas tetë vitesh nga Brescia, Emanuele Ndoj: Mirënjohje, s'ju harroj
12 Janar, 11:09
-
Biznesi i ‘etur’ për punonjës! Viti 2024 nis me 5500 vende të lira pune, fluks kërkesash për specialist IT, zanatçinj, mësues, mjekë e persona të pakualifikuar
6 Janar, 22:01
-
Tetori rozë muaji i sensibilizimit, u kryen 11.750 kontrolle! Shefja e Onkologjikut: S’dominojnë më stadet e avancuara, por të hershme
1 Nëntor 2023, 18:13
-
Lushnjë, 800 banorë pa shërbim mjekësor në Kamçisht! Infermierja doli në pension, nuk gjendet zëvendësues
11 Tetor 2023, 16:25
-
Ministria njofton mbylljen e spitalit të Tepelenës! Mjekët peticion Ramës kundër vendimit, qytetarët kundër! 'Shëndetësia': Do e transformojmë
4 Tetor 2023, 15:55
-
Mbështetje financiare për familjet e reja, Rama jep lajmin e mirë: Hapen aplikimet në e-Albania për programin e kredive të buta për mjekët, policët dhe ushtarakët
16 Shtator 2023, 11:20
-
Vendi po mbetet pa mjekë! Bluzat e bardha ‘braktisin’ Iranin, pagat qesharake vetëm ‘maja e ajsbergut’
3 Shtator 2023, 10:38
-
Në pritje të vjeshtës, sigurohen 270 mijë vaksina falas kundër gripit
31 Gusht 2023, 13:44