'Më thanë a ka tërhequr Kryemadhi në vitin 2008 20 mijë euro?', Meta: Ku e mbaj mend unë! Nuk jam marrë me çështje pronash dhe financash

 

Ilir Meta duke treguar për arsyet pse u thirr në SPAK ditën e sotme u pyet edhe për gruan e tij Monika Kryemadhi që ishte dje në Prokurorinë e Posaçme. Meta tha se Kryemadhi ka pronat e saj, edhe prej familjes dhe nënës me të cilat ai vetë nuk është marrë kurrë, pasi ka bërë vetëm politikë.

U pyeta për këto budallallëqet. E njihja si Alberto i Lules. Jo thanë se dilte nga përgjimet që të ka bërë dhuratë. Jo me ka bërë dekor palmat dhe i ka hequr. Në datën kaq në vitin 2008 zonja Kryemadhi ka tërhequr 20 mijë euro. E mbaj mend unë? Ajo ka bërë veprime se ka patur pronat e tyre, pallatin e tyre, ka bërë veprimet e saj. Nuk jam marrë me çështje pronash, financash.

Më tej, Meta shprehet se nuk ka dijeni nëse SPAK ka bashkuar çështje kundër tij e Kryemadhit.

Nuk e di si janë bashkuar. Ajo mund të di më mirë. Nuk mund të them si u bashkuan, ti bëjnë si të kenë qejf. Jam i hapur para shqiptarëve. Jam thirrur në cilësinë e denoncuesit kryesor të ramaformës që ka kapur për fyti SPAK, dhe e detyron të merret me këto budallallëqet. Duhet ti kishte vënë hekurat me kohë Ramës dhe Veliajt. Unë e thashë, i thirrur në cilësinë e personit që ka denoncuar këtë mafie, që e zgjidhi kryeprokurorin me 69 vota. Bashkimi i reformës, është Kavaliera dhe Ëngjëll Agaçi. E dini shumë mirë si ka vajtur mali i dosjeve.


Lajmi kryesor:

Hetimi pasuror, Meta 3 orë në SPAK: M’i hoqën të gjitha, veç pantallonave! Më pyetën a ka tërhequr Kryemadhi në vitin 2008, 20 mijë euro? S'e mbaj mend, llogaritë i mbante Monika


G.K/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Arrestohen 2 shqiptarë, hajdutët e natës vodhën vila lukzose në Ibiza e Majorka, vlera 2 mln euro

Spanjë/ Arrestohen 2 shqiptarë, hajdutët e natës vodhën vila lukzose në Ibiza e Majorka, vlera 2 mln euro