Me urdhër të SPAK, vihet në pranga sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, kapet me 4 mln lekë ryshfet! Arrestohet edhe një zyrtare tjetër

TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar sot (2 qershor 2023) me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mëson se Duro është arrestuar nën akuzën për korrupsion, pasi dyshohet se ka abuzuar me një tender. Sipas burimeve mediatike është kapur në flagrancë duke marrë 4 milionë lekë ryshfet. Përveç Duros, mësohet se në pranga ka rënë edhe Laura Shteto, me rol specialiste te zyra e prokurimeve.

Korrupsioni me një tender, çoi në pranga dy zyrtaret e ministrisë, ndërsa Duro është kapur në flagrancë nga SPAK. Në një reagim për arrestimin e Duros, Prokuroria e Posaçme thotë se është një operacion në zhvillim e sipër dhe burime bëjën me dije se ka edhe urdhër arresti të prerë për disa persona të tjerë. Pikërisht për këtë arsye, SPAK nuk jep shumë detaje pasi priten edhe arrestime të tjera.

Kryeministri Edi Rama ka qenë në dijeni të këtij arrestimi para se të bëhej publike. Pasi në takimin në kuadër të turin e falënderimit që mbajti sot pasdite në Tiranë, Rama tha se një sekretare e përgjithshme është kapur në flagrancë duke marrë lekë dhe nuk fshehu zhgënjimin dhe indinjatën për këtë person “të padenjë”.

“Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla. Është realisht diçka e rëndë", tha Rama.

Për këtë arrestim, erdhi një reagim nga nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i cili tha se SPAK po merret me sardele në vend të krokodilëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:12
Arrestimi i Sekretares të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon PL: SPAK merret me sardele në vend të krokodilëve

1672161184_pl.JPG

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe specialistes te zyra e prokurimeve duke thënë se SPAK po merret me sardele në vend të krokodilëve.

“SPAK prap me sardele në vend të krokodilëve si Rama dhe qeveria! Ua ua ua sa gezohet Rama kur arrestohen keto zv.ministret per nje arke me peshk dhe tani kjo sekretarja e pergjishme e shendetesise.

Gëzohet Rama se lëshon këto cironkat, që të shpëtojnë krokodolet si puna e tij dhe e ministrave të tij dhe të vazhdojne te vjedhin miliarda. SPAK po fajtoret per krimet zgjedhore te 14 majit, Inceneratoret, portin e Durrësit, Teatrin, koncesione supervjedhje, tendera me dhjete fish çmimi ku jane se per te njohur i di gjithe Shqiperia. SPAK e morem vesh perfundimisht qe urdherohesh per faqe te zeze nga Edi Rama, po mos e beni kaq trashe. Kjo nuk ishte Reforma e Drejtesise, por e Pandeshkueshmerise se Rames me shoke”, shkroi Vasili.

Ora 20:19
Del EMRI, ja kush është punonjësja e arrestuar në Ministrinë e Shëndetësisë për korrupsion

Laura Shteto është punonjësja tjetër e arrestuar në Ministrinë e Shëndetësisë nën akuzën për korrupsion. Në pranga ka rënë edhe sekretarja e përgjithshme, Joana Duro.

Ora 20:09
Arrestohet sekretarja e përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, reagon SPAK: Operacioni vijon

1676494051_gffafa.jpg

Prokuroria e Posaçme ka reaguar për arrestimin e sekretares së Përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. SPAK thotë se është një operacion ën zhvillim.

“Është një operacion në zhvillim e sipër. Është arrestuar në flagrancë Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë për veprën penale të korrupsionit. Nuk mund të them më shumë për momentin”, thotë SPAK.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 03/06/2023 09:08

    Seq jane ca krokodile qe sillen Tiranes e Gjirit te Lalzit qe e kane vendin ne burg siq jane cifti Meta&Kryemadhi mos e keni fjalen per keto Zt/Vasili.

    Përgjigju
    • Dhurata uruci: 03/06/2023 10:18

      Te hetohet nga SPAK Dr Dhurata Uruci shkoder 20.05.1958 . Kryekorrupsion ne shkoder te paraqitet ne prokurori

  • Edi: 03/06/2023 08:01

    Bravo qeveria, bravo spak, ti kapni te gjithe hajdutet qe zihen ne flagrance. Ata duhet te jene me te kujdesshem, se e kan leshuar fare, i marin leket sheshit. Tani ato leke le tja japin prokurorit e gjykatsit. Mir ja bere shuku Edi. Njqid her i ke then qe te bejn kujdes, po budallenjte te tille jane.

    Përgjigju
  • Iris: 03/06/2023 03:41

    Po ju z.Vasili,ne cilin grup e fusni veten,te sardelet,apo krokodilet,se te peshkaqenet nuk arrin dot,nuk ke kellqe?

    Përgjigju
    • Z.Vasili: 03/06/2023 09:37

      Une e fus veten tek cironkat

  • WC muhabet: 03/06/2023 00:28

    Pse e arrestoni dhe na e tregoni neve këtë? Për problemet tona nuk arrestohet njeri, ose i lënë aty të vjedhin ose i transferojnë dhe zëvendesjne me të korruptuar te tjetri dhe presin që neve t'i paguajmë që të bëjnë punën e të na japin zgjidhje. E kupton o Edroma

    Përgjigju
  • genti: 03/06/2023 00:12

    te denohet

    Përgjigju
  • Timonieri i karrocës: 02/06/2023 23:57

    Vetë i vendosin aty dhe sa herë ju duhet bëjnë sikur i kapin. Të krijohet idea që gjoja ky vend do bëhet. Ndërkohë problemet e popullit nuk zgjidhen.

    Përgjigju
  • Pensionisti 0123007: 02/06/2023 22:51

    Ne po vdesim per buke. SPAKU, Kryeministri, Petriti i LSI-se dhe shume te tjere denojne xhestin ku krijohet prcedenti per vdekjen tone dhe nuk marrin milionat e grabitura dhe tju a kethejne pensionistave dhe jo te rrisin rrogat e tyre, te policeve qe nuk kryejne detyren, gjyqtareve qe marrin edhe pagesa ekstra per te nxjerre nga burgu hajdutet, sekretaret, ministrat, taksidaret. Me leket qe identifikuat rrisni pensionet e Qershorit dhe mos thoni se ska lek, ato qe llogaritet ne dosjet tuaja jane tonat, jo per pagesat "EKSTRA" tuaja. Duam BUKE!!

    Përgjigju
    • Riku: 03/06/2023 03:52

      O pensionist... ju jeni arsyeja e asaj reformes se pagave qe u be... ti rroni sa malet shkelqesise... po jetove dhe nja 5 vite do shijosh rritjen tjeter 2fishe te pagave... pse duhet te rrise pensionet kur motoja juaj eshte sduam buke as uje vetem ju te na udhehiqni... pensionist kur nuk ju rruhet per veten mos kerkoni ti fusin tegel te tjeret per hallin tuaj... hajt tani tavull dhe voten te kutia pas dy vitesh

  • Ndergjegja: 02/06/2023 22:47

    Vazhdon TALLAVAJA,vazhdon tragjikomedia demokratike qe nisi ramisalia i PPSH i pari,vazhdoj me vallen dyshe Salih Meksi e Aleksander Berisha,u shtuan radhet me Fatos Ruçin e Gramos Nanon dhe ne krye te 32 vjeteve kemi KLIKËN KOLOR TE STAZHIONUAR EDVIN-SALIH-LIKE qe ja kane hedhur sy per sy e dhemb per dhemb edhe Departamentit të USA. DHE POPULLI RRI E SHIKON,GËZOHET,DUARTROKET,VOTON,PUTH E PERQAFON KLIKËN KOLOR DHE ESHTE GATI TE PLOTESOJ EDHE DESHIREN E VAJZES FRESHISTE KORÇARE QE TE HAJE M*TIN E KRYETARIT TE PARTISE DHE KRYEMINISTRIT TE SHQIPERISE....KJO SHENON KULMIN E TALLAVASE KLIKËS KOLOR.

    Përgjigju
  • Dori: 02/06/2023 22:26

    Kapet me 4 milion por do ket mar dhe 400 milion tjera.Tani do semuret ne burg dhe do lirohet se ka nevoj familja.Ky esht shteti tek neve

    Përgjigju
  • Landi: 02/06/2023 22:13

    Shpetoj edhe kësaj radhe Manastirliu, u kap kjo e shkreta...

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 02/06/2023 21:52

    Kur vjedhin dhe grate, leri burrat. Korrupsioni eshte ne kulturen tone.

    Përgjigju
    • gjergji: 03/06/2023 09:30

      Sunny tirana: Cuditesh???? Historikisht e boterisht eshte e ditur e krejtesisht e percaktuar se zanati kryesor i percaktuar e i parazbuluar ne ADN eshte Hadutlleku e lidhur ngushte me genin e rrenes e mashtrimit i demtuar masivisht popullate TROPOJANE E epidemike ne vecanti tek banoret e Vicidollit.I shihni perdite "zbulimet" fenomenale te "zbuluesit" e perfaqesuesit te kesaj treve e qe quhet Sali Berisha. Mund te me thoni ju lutem nje fjali nga numri i madhe i deklarimeve apo fjalimeve ditore qe eshte e vertete???? eshte magjia shqiptare qe kur e ndigjon duke folur ndjen kanaqesi,pamvaresisht se e din se cdo fjale e tij eshte rrene e mashtrim.Kjo eshte kultura e edukata jone,fatkeqesisht

  • Obobo: 02/06/2023 21:13

    Mos, i prishen fundjaven te shkretes!

    Përgjigju
  • adi: 02/06/2023 21:12

    Ja si ai sekretari tjeter gjokuti qe mire vete po edhe kujdeset edhe nga arresti i shtepise per drejtoret shoket e vete se u merte taksa! Keta jane plera duhen zhdukur hajduter te pangopur! Edi Rama zhduki ter drejtoret qe kane me shume se nje vit ne institucione se vetem vjedhin!

    Përgjigju
    • Riku: 03/06/2023 03:45

      O adke... te keqen e mendjes mi... i kerko rames qe ka 20 vite+ ne institucione te largoje drejtoret qe kane 1vit+ se korruptohen... silogjizem tipik votuesi mavi... te ta perkthej eshte si ti kerkosh kreut te nje bande te largoje nga lagja nja 2 hajdute pulash...kam idene qe dhe me perkthim se kupton ku eshte problemi

    • Nuk ngopen: 02/06/2023 23:45

      Ata nuk ngopen kurrë, edhe sikur të ngopen, ata nuk bëjnë punën.

    • Or tej: 02/06/2023 23:07

      Te sjelli te tjere te vjedhin se ate te vjetrit u ngopen or teeeejjjjj

  • Xhimi: 02/06/2023 20:34

    He se semuret dhe kjo dhe shkon te spitali i burgut, derisa ta cojne ne arrest shtepie, se burri eshte semure e nuk kujdeset dot per kalamajte.

    Përgjigju
  • Skrapari: 02/06/2023 20:21

    Arrestohet sekretarja e përgjithëshme e min.shëndetësisë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit

Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit