'Më vdiq xhaxhai se nuk ngjitej ambulanca deri lart'/ Banorët në Lushnje ndërtojnë rrugën me lekët e tyre

Banorët e Lagjes Sinanaj në kurorën e gjelbër të qytetit të Lushnjes megjithëse vetëm dy kilometra larg në vijë ajrore me qendrën e qytetit, prej 30 vitesh të gjitha problemet social-ekonomike i kanë zgjidhur duke ecur në këmbë për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore. Të ndodhur në këtë situatë 20 familje të lagjes kanë mbledhur nga 20 mijë lekë të reja dhe kanë shtruar vetë rrugën lidhëse me qyteti. Ata shprehen se janë ankuar shpesh herë për gjendjen e rrugës, e cila në shumë raste i ka penalizuar, por pavarësisht kësaj sipas tyre nuk është marrë asnjë masë.

"Që në fillimet e demokracisë komuniteti nuk ka pas rrugë. Bëjnë nga 45 minuta rrugë për të shkuar në shkollë, pasi atje e bëjnë edhe 9 vjeçaren edhe të mesmen. U mblodhën banorët vetë për të bërë rrugën me sakrifica duke shitur qumështin, perimet sepse nuk kanë të ardhura të tjera.  


Me sakrifica duke shitur gjëra. Kemi pas probleme. Mua më vdiq xhaxhai sepe nuk ngjitej ambulance deri këtu. Kemi qenë edhe jashtë shtetit. Atje për një stan bëjnë rrugë e ndriçim. Nuk jemi bagëti", shprehen banorët.

Kaq pranë qytetit por edhe kaq larg tij si pasojë e mungesës së rrugës banorët e kanë gjetur zgjidhjen vetë.

m.v./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Erald: 26/08/2019 09:03

    Po pse keshtu, pse jeni pashpirt ?! Bashkia ka hap tenderin 1 milion euro per ate rruge !

    Përgjigju
  • Bepi: 26/08/2019 06:03

    Po ju lunt se shtetit ton i duhen VOTAT edhe mos harroni edhe 20.000.000.00 euro

    Përgjigju