‘Me zullumet e Haxhi Qamilit do njihen edhe ndërkombëtarët’, ish-deputeti Valteri u dërgon ambasadorëve provat kundër Metës

‘Me zullumet e Haxhi Qamilit do njihen edhe ndërkombëtarët’, ish-deputeti Valteri u dërgon ambasadorëve provat kundër Metës

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Ish deputeti Halit Valteri u ka dorëzuar të gjitha ambasadave të vendit, provat që ai disponon kundër presidentit Ilir Meta. Përmes një postimi, Valteri thotë se partnerët tanë ndërkombëtare duhet të jenë të informuar për aferat korruptive të Metës.

Sipas tij, reforma në drejtësi nuk duhet të mbetet në vend, por duhet të justifikojë investimin e ndërkombëtarëve dhe të veprojë.

“Sot u njoftuan të gjithë Ambasadat partnere të vendit tonë për zullumet e Haxhi Qamilit (Meta) të kohëve moderne! Reforma në drejtësi të mos mbetet në letra, por të justifikojë investimin e partnerëve tanë”, shkruan Valteri.

Ilir Meta është nën hetim nga SPAK, këtë herë për pastrim parash me kontrata lobimi, fshehje të shpenzimeve financiare të partisë, mashtrim në KQZ etj.  SPAK ka regjistruar procedimin penal pa emër pas kallëzimit të referuar nga ish deputeti Halit Valteri ndaj Metës për lobim me paratë e korrupsionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, "Kronen Zeitung", e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. 

Ish deputeti, krahas artikullit të gazetës, ka pohuar se ka prova shtesë që ia ka sjellë një gazetar i huaj, ku përfshihen fatura dhe kontrata, që konfirmojnë lotimin nga Ilir Meta me para të pajustifikuara kur ishte kryetar i LSI-së. Vetë Meta ka mohuar që artikulli i gazetës austriake të ketë ekzistuar. Ai ka paralajmëruar se duke nisur nga 25 korriku ky sistem do të shkundet nga themeli.

Ilir Meta është me imunitet presidencial deri në 24 korrik të këtij vitit, kur i mbaron mandati, ndërsa mbetet për t’u parë në vijim nëse hetimet do të devijohen apo do të përfshijnë Metën, duke e veshur me përgjegjësi penale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 22/06/2022 19:22

    BRAVO VALTERI,,,,,IA CORRE MASKEN KRIMINELIT TE SKRAPARIT....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive