Meçaj në ‘Repolitix’: PD është kthyer në sekt, e drejton Berisha ‘udhëheqësi shpirtëror’! Malko kundër: Basha pas 13 qershorit, më i fortë se kurrë në PD

TIRANË- Analisti Arben Meçaj është i bindur se në krye të PD-së është Sali Berisha, të cilin e quan si “udhëheqësi shpirtëror”, e ndërsa e cilëson Lulzim Bashën si një “vartës” i tij që zbaton me përpikmëri urdhrat e tij. Në emisionin ‘Repolitix’, si ish-themelues i kësaj partie, Meçaj thotë PD është shndërruar në një “sekt” dhe nuk funksionon më si forcë politike.

“Basha është i zgjedhur nga Berisha dhe duhet të kuptojmë, PD nuk zgjedh kryetar dhe ai fiton pavarësinë, ka marrë përmasat e një sekti, që ka udhëheqësin shpirtor që dirigjon procesin, pastaj ka ndërtuar një bord për të menaxhuar direktivën dhe në krye të bordit, vendos një njeri. Basha nuk ka forcë se nuk është zgjedhur në atë formë, kryetari është dhe do të jetë Berisha i dukshëm apo i padukshëm”, tha Meçaj.

Megjithatë, nuk është i këtij mendimi Gent Malko, anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së. Ai thotë se pas këtyre zgjedhjeve, Basha është më i fortë se kurrë në PD.

“Ato që i njohin mirë partinë e dinë që në krye të PD-së është Lulzim Basha, raporti i Basha-Berisha mund të vazhdojnë në mënyrë të paperceptueshme për të tjerët, raporti me PD i Berishës ka ardhur duke u zbehur dhe pas këtyre zgjedhjeve Basha është si asnjëherë tjetër kryetar i PD-së. Në krye të 2-3 muajve, Basha do jetë Zot i PD-së, zgjedhjet legjitimuan në mënyrë të padiskutueshme këtyre zgjedhjeve. Ai ka humbur resh të gjitha zgjedhjet dhe shkojnë ta votojnë anëtarët e PD dhe pse janë të pakënaqur, Lexo realitetin siç është. Kur bëjmë një analizë duhet të dimë saktë konteksti social që do merrem”, tha Malko.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share