18-vjeçari Orgito Luka është një prej adoleshentëve azilkërkues që është zhdukur nga hotelet në Britani në mënyrë që të mos kthehej në Shqipëri. Këtë e ka konfirmuar vetë babai i të riut, shkruan media britanike ‘Daily Mail’.
Orgito Luka, i cili ishte 17 vjeç kur u zhduk në maj të vitit të shkuar flet çdo ditë me të atin, të cilit i dërgon paratë e fituara nga puna në një kantier ndërtimi në Londër.
Ministri i Emigracionit Robert Jenrick u tha deputetëve javën e kaluar se nga 4600 azilkërkues fëmijë të pashoqëruar që mbërritën në Britani që nga viti 2021, 440 ishin zhdukur dhe vetëm gjysma ishin kthyer. Nga ata që janë ende të zhdukur, 186 pretenduan se ishin ose 16 ose 17 vjeç dhe 176 janë me origjinë nga Shqipëria.
Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar emrat e disa adoleshentëve shqiptarë që u zhdukën nga hotelet e miratuara nga Home Office vitin e kaluar, shumica e të cilëve shumë shpejt do të mbushnin 18 vjeç.
Disa ditë më parë, në një deklaratë minsitri i Brendshëm britanik Simon Murray tha se 176 fëmijë shqiptarë të cilët ndodheshin në hotelet e Britanisë së Madhe ku po kërkonin azil, janë zhdukur. Mes të miturve të cilët janë humbur, 13 prej tyre raportohet të jenë nën moshën 16 vjeç dhe më së shumti shqiptarë.
Së fundmi, autoritetet britanike kanë paralajmëruar se fëmijët azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi me gomone në Mbretërinë e Bashkuar, pa prindër apo kujdestarë mund të jenë nën shënjestrën e grupeve kriminale të cilat do të mundohen t’i shfrytëzojnë për veprimtari kriminale.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.3%
-
E gabuar
40.6%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 4931
Lajme të tjera
-
‘Jam i dashuruar me të dhe s’më pengon askush’, shqiptari 22-vjeçar përndiqte një 11-vjeçare në Londër! Dënohet me 8 muaj burg
22 Mars, 12:12
-
Skandali i Partygate në Britaninë e Madhe, Boris Johnson e pranon: Kam mashtruar deputetët, por jo me qëllim
21 Mars, 19:59
-
Rama nesër në Britani të Madhe, vizitë disa ditore dhe takim me Sunak! Në fokus çështja e emigrantëve të paligjshëm
21 Mars, 09:35
-
15-vjeçari shqiptar rrëfen jetën e vështirë në Britani: Ishte tmerr, mos shkoni atje! Babai: Pësova infarkt nga stresi, i kërkova të mos përfshihej në krime
19 Mars, 13:08
-
Berberhanet në Britani si baza për krimin e organizuar! Po përdoren nga shqiptarët dhe kurdët për trafik droge dhe qeniesh njerëzore
19 Mars, 12:00
-
Në verë nis deportimi i emigrantëve, Braverman viziton kampin në Ruanda! Firmoset marrëveshja e përditësuar
19 Mars, 09:23
-
Anëtar i organizatës që merrej me trafikun e drogës, arrestohet në Tiranë 49 vjeçari i shpallur në kërkim në Britani, pritet ekstradimi i tij (EMRI)
18 Mars, 09:44
-
U përfshi në trafikun e drogës për të shlyer borxhet, dënohet me 28 muaj burg 25-vjeçari shqiptar në Britani! Iu gjetën para dhe thasë me kokainë (EMRI)
17 Mars, 11:25
-
Organizonte kalimin me gomone nga Belgjika drejt Britanisë, arrestohet 44 vjeçari shqiptar! Pjesë e grupit të trafikut të qenieve njerëzore
15 Mars, 17:30
-
Rusët rrëzuan dronin amerikan, ministri britanik i Mbrojtjes: Veprim joprofesional! Moska të respektojë hapësirën ajrore ndërkombëtare
15 Mars, 16:55
-
Revista britanike: Mafia shqiptare, koka e gjarprit të trafikut në Europë! Pikat më të forta janë disiplina dhe profesionalizmi i gangsterëve
15 Mars, 09:14
-
Ish kryeministrja britanike Theresa May pritet të publikojë një libër mbi skandalet e famshme politike
15 Mars, 08:39