Media franceze: Macron shtyn për disa orë vizitën në Shqipëri, s’merr pjesë në Samitin e Berlinit! Pritet të mbërrijë pasditen e së hënës për vizitën zyrtare

Media franceze: Macron shtyn për disa orë vizitën në Shqipëri, s’merr pjesë në Samitin e Berlinit! Pritet të mbërrijë pasditen e së hënës për vizitën zyrtare

Presidenti francez Emmanuel Macon ka shtyrë për disa orë vizitën e tij në Shqipëri ku pritet të merrte pjesë në samitin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, samit i cili do të mbahet në Tiranë.

Sipas medias franceze ‘Le Figaro’ presidenti francez shtyu vizitën për shkak të sulmit në Arras ku u vra një mësues nga një ish-nxënës dhe për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

Mediat francezë bën me dije se presidenti Macron do të mbërrijë në Tiranë pasditen e së hënës. Sipas Le Figaro, ai do të përfaqësohet nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone. 

‘Presidenti francez pritej fillimisht të hënën në mëngjes në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të nxitur dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimin. me Bashkimin Evropian.

“Në funksion të kontekstit kombëtar dhe ndërkombëtar ”, ai do të mbërrijë vetëm të hënën vonë pasdite në kryeqytetin shqiptar, për pjesën dypalëshe të vizitës së tij, e cila do të zhvillohet deri të martën, sqaroi presidenca franceze. 

Ai do të përfaqësohet në samitin e Ballkanit nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone. Zyrtarisht ende nuk është specifikuar programi i tij në Francë përpara se të fluturojë për në Shqipëri.’- shkruan Le Figaro.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala i Lushnjes: 15/10/2023 22:05

    Do të më dukej cudi po të vinte. Për Sërbinë nuk punon?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor