Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Shqiptarët duke festuar në Greqi

Një media greke ditën e sotme i ka kushtuar një shkrim festimeve të të rinjve shqiptarë në Greqi. Newsbomb.gr ka publikuar një shkrim racist për të rinjtë shqiptarë që festuan Ditën e Pavarësisë mbrëmjen e djeshme (28 nëntor) në sheshin Sintagma të Athinës.

Në shkrim thuhet se shqiptarët ishin organizuar për këtë manifestim, i cili vjen vetëm pak kohë pas arrestimit të Fredi Belerit dhe mitingjeve të Edi Ramës në Greqi.

Më tej, në artikull shkruhet se nëse grekët do të kishin festuar në Shqipëri, do të ishin tërhequr zvarrë me dhunë, ndërsa pretendon se të rinjtë shqiptarë thirrën “UÇK” dhe “Shqipëri Etnike”.

Duke e cilësuar një festë propagandë të mirëmenduar nga Tirana, gazeta greke pretendon se të rinjtë shqiptarë “prishën imazhin” sepse në atë moment po ndizeshin dritat e bredhit përpara Parlamentit grek.

'Skenat që u zhvilluan mbrëmjen e së enjtes në sheshin Sintagma janë të paimagjinueshme. Grupe të organizuara shqiptarësh që jetojnë në Greqi mbërritën me makinat e tyre në Syntagma , teksa valëvitnin flamujt shqiptarë nga dritaret e tyre gjatë gjithë rrugës! Me të mbërritur në Sintagma, ata u ngjitën në pjesën e sipërme të sheshit, përballë Parlamentit Helen, shpalosën flamujt e tyre dhe brohoritën parulla për... Kombin e tyre. Vihet re se në të njëjtën kohë është ndezur pema e Krishtlindjeve në sheshin Sintagma me shqiptarët që përpiqen të mbulojnë muzikën me zërin e tyre. Madje, ata arritën deri aty sa të thërrisnin edhe parulla për UÇK-në, ndërsa mes tyre kishte edhe më provokues që valëvitnin pankarta me... Shqipërinë e Madhe! Nuk e respektojnë as bukën që hanin e hanë në Greqi! Fjala turp nuk mjafton për të përshkruar imazhet specifike dhe tolerancën e propagandës së zezë të shqiptarëve”,  përfundon artikulli.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • filat: 29/11/2024 22:01

    Ju mor grek ndyrësira keni festuar në Shqipëri ku ju ka dashur qejfi,keni mbledhur kriminel të tipit Kacifa dhe keni hedhur parulla anti Shqipëtare shum herë dhe nuk ju ka prekur njeri.Shqipëtarët ju lanë e ju pastruan se kishit zënë krimba .

    Përgjigju
  • Miku: 29/11/2024 21:38

    Shkrim jorealist. Ketu sa greke e serbe vijne me pune (institucione te huaja apo firma private) nuk ndihen fare te diskriminuar, madje respektohen, e pranojne edhe vete. Sa here eshte ngrit flamurj grek ne Himare pa pasur feste kombetare, eh, e s'ka pas probleme. As kane pase ndonjehere keto 15 vjet ne tere Shqiperine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Britania miraton me shumicë votash ligjin për eutanazinë

Britania miraton me shumicë votash ligjin për eutanazinë