Media pro opozitës e pranon: Ja 10 arsye pse protesta dështoi

Media pro opozitës e pranon: Ja 10 arsye pse protesta dështoi

Në përfundim të protestës së opozitës së bashkuar ditën e sotme para Kryeministrisë që degjeneroi në dhunë, qëndrimet janë të ndryshme mbi analizën e asaj që ndodhi. Portali Lapsi.al, i njohur për qëndrimet pro opozitës përmes një analize me 10 pika e cilëson protestën si të dështuar.

10 ARSYET DESHTIMIT TE PROTESTES SIPAS LAPSI.AL
1 Sepse nuk mund të ketë protestë, ku tentativa për dhunë lihet përgjysëm. Ose nuk tentohet fare, ose puna çohet deri në fund. “Fuqia” nuklerare që pretendonte Berisha nuk mund të përfundojë më dy xhama të thyer dhe me një markizë të thyer.

2 Sepse shprehjes: dhuna është e qytetarëve të zemëruar dhe drejtuesit e opozitës janë paqësorë” i ka dalë boja me kohë.

3 Sepse nuk mund të ketë asnjë qytetar, sado i inatosur qoftë, që mund të sakrifikojë gjithçka kur sheh që liderët e tij sillen si sehirxhinj.

4 Sepse, fshehja gjatë gjithë kohës pas shprehjes: “provokimin e bëri Rama që tërhoqi policinë” i dekurajoi njerëzit. Edhe më shumë rol tek kjo tulatje luajtën deklaratat e Monika Kryemadhit që fliste para kamerave: “ja ku i ka, pse nuk i kap policia dhunuesit”

5 Sepse policia u tregua tejet “tinzare” pasi i la protestuesit edhe të dukeshin të dhunshëm edhe të shfaqnin pafuqi duke mos marrë rezultat nga dhuna e tyre.

6 Sepse Rama nuk pati turp të largohet jo vetëm nga zyra por edhe nga Tirana, duke mos i motivuar forcat e rendit të vrasin në emër të tij, si në 21 janar.

7 Sepse Basha dhe Kryemadhi i kishin prehur militantët e tyre se sot do të ishte dita e rrëzimit të Ramës që do të pasohej nga një qeveri tranzitore.

8 Sepse të vetmen trofe morën kërpudhën e thyer të Carsten Holler

9 Sepse siç tregon historia 30 vjeçre e protestave, gjithmonë ato që pasojnë janë më pak të forta se manifestimi i parë.

10 Sepse protesta e radhës u la të enjten, para parlamentit, ku zë më pak njerëz duke shprehur frikën për pjesmarrjen./ Lapsi.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • maqua: 17/02/2019 06:02

    kure te shikoshe veshin pa pasqyre athere do beheshe kryeministere pa*osh

    Përgjigju
  • Tirona: 16/02/2019 19:02

    Burr je Lulo the qe o ja rruj o ska dhe e mbajt llafin ,dole pak nga llafi se e dhiu Mona me shkumen se ja kishte mor Likja.Kismet te enjten mer dhe brisk dhe shkum vet se Mona harron se rrun macen.Hajt me byth te forta me Bardhen dhe Salianjin ja del pa frik mbajn shum ato.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 16/02/2019 18:05

    Rotesta deshtoi se Ver Llapa u vonua per masazhin e Moniqise

    Përgjigju
  • redi: 16/02/2019 17:55

    Nje proteste masive qe udhehiqet nga lider te paster dhe te afte politikisht, dhe pa dhune por paqesore . do te kushte nje efekt te pa pare me skandalet e qeveruse Rama sidomos me PPP korruptive.Kurse me Lulin ,Saliun dhe Mediun ,qe jane probleme me SPAKUn ,zor se do e motivonte shumicen e shqiptareve

    Përgjigju
    • xxx: 16/02/2019 18:34

      Pse e len monen jasht loje.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin