Me makina luksoze, "Lamborghini" dhe "BMW", dy shqiptarë të Kosovës u kapën dje në Vlorë, pasi u pikasën duke ecur me shpejtësi të frikshme në autostradën Fier-Vlorë, madje duke mos i ndaluar as policisë. E duket se gara e tyre në rrugët e Shqipërisë, me shpejtësi 225 km/h, ka marrë edhe vëmendjen e mediave zvicerane. 'Blick' ka shkruar për këtë ngjarje, teksa thotë se dy automjetet luksoze nuk ishin në pronësi të dy kosovarëve.
'Lamborghini' rezulton e marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar në Shqipëri. Ndërkohë, makina 'BMW' rezulton në pronësi të një kompanie pastrimi , ku 36-vjeçari kosovar punonte, ndërsa për 'Blick', pronari i kompanisë është shprehur se atë tashmë e pret shkarkimi.
Të dy kosovarët u kapën dje në Vlorë, pasi u pikasën nga radarët e policisë në Bypass-in e Fierit, por nuk ndaluan, derisa u bllokuan nga policia në hyrje të qytetit bregdetar. Drejtuesi i "Lamborghinit", një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë.
Ndërkohë, drejtuesi i "BMW, 36-vjeç, banues në Kosovë, u ndëshkua me 120 mijë lekë për Tejkalim dhe garë shpejtësie.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
72.1%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2459
Lajme të tjera
-
Shkuan për koncert në Zvicër, këngëtari nga Kosova: Policia zvicerane arrestoi Soni Malajn, Don Phenomin dhe Sinan Vllasaliun
17 Prill, 20:14
-
Media italiane: Eksploroni destinacionet më të mira të pushimeve në Shqipëri
17 Prill, 09:20
-
VIDEO/ Vatër zjarri në Nartë të Vlorës
16 Prill, 21:19
-
Himarë, po ndërtonte pa leje në tokën e një shtetasi tjetër në Livadh, arrestohet 38-vjeçari
15 Prill, 12:02
-
Sarandë, qarkullonte me doza kanabisi dhe thikë në makinë, arrestohet në flagrancë polaku 46-vjeçar
15 Prill, 11:43
-
Vlorë, nis plazhi, në Pyllin e Sodës digjen goma, shtëllunga tymi mbulojnë qytetin
14 Prill, 15:07
-
Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 17 shoferë u arrestuan, mbi 12 mijë gjoba dhe 30 automjete të bllokuara
14 Prill, 11:38
-
Nis plazhi në Vlorë, operatorët turistikë ende s’janë gati: S'ka punëtorë në sektorin e hotelerisë! Mungesa edhe në Pogradec, shkak pagat e ulëta
13 Prill, 17:17
-
Pogradec, kreu manovër të gabuar, Rrugorja ndëshkon me gjobë drejtuesin e automjetit
13 Prill, 15:58
-
Policia Rrugore shton masat dhe intensifikon monitorimet, gjatë 1 jave pezullohen 109 leje drejtimi
13 Prill, 14:16
-
E kishte fshehur në emër të një firme ndërtimi, SPAK i sekuestron apartamentin në Lungomare të Vlorës Fatos Tushes, ish-kryebashkiak i Lushnjës
13 Prill, 12:52
-
Tentuan të korruptojnë policinë rrugore, 2 të arrestuar në Tiranë! Një ishte me masë arrest shtëpie
13 Prill, 10:25
Hajvana me dy kembe, nehandertala me marsup GUCCI. Urgjent kontroll gjith lacave me makina mbi 2012. Ca jan laca me marsupa, me syze ngjyr floriri, me tatuazhe dhe qe kan foto para kofanove te makinave tu behet kontroll i imtesishem i burimit te te ardhurave!
PërgjigjuO tra Lala a di te lexosh??? Komenti thot qe gjithe kushtet ti permbushi nje individ. Këllëf!
Pse kush ka tatto esht lac? O pyk tatto esht art ne trupin e njeriu.per te tjerat je ok
Ore smerret vesh. Kufizime po, Policia neper rruge me furgona e me drona po, o me Rama e Cuci e Puci e Paci e Caci but sa ne Vlore sa ne Tirane. Si spjegohet kjo rrumpalle neper rruge? Ta kete fajin Saliu thuaj? Do pytur kjo Kimi se sikur di me shume...
PërgjigjuJu doli boja plehra mbledhesve kosovar te Evropes
PërgjigjuPse duhet t'a permendesh qe jane kosovar? Apo ke qellim te perhapesh urrejtje krahinore, i fshehur mbrapa anonimitetit virtual?
Hahahahahahahahahaha ene sa tjer do jen si puna ktyre