Mediat e reja në Ballkan, për herë të parë në rajon, një program njëvjeçar trajnimi për Median Dixhitale

Mediat e reja në Ballkan, për herë të parë në rajon, një program njëvjeçar trajnimi për Median Dixhitale

Në datat 8 dhe 9 qershor 2022, përfitues të rinj, partnerë, palë të interesuara dhe përfaqësues të Ambasadave Franceze në rajon u mblodhën së bashku për të diskutuar për arritjet dhe për të planifikuar rrugëtimin e ardhshëm të “Balkan Voices”, një projekt novator për rininë në rajon financuar nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme të Francës.

CFI, agjencia franceze për zhvillimin e medias, gjatë periudhës 2019-2022, ka zbatuar me sukses projektin “Balkans Voices” në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me ambasadat franceze dhe organizatat partnere në këto vende. Projekti mbështet lirinë e fjalës së të rinjve nëpërmjet trajnimit për edukim mediatik dhe informatimin (EMI) të nxënësve të shkollave të mesme dhe ngritjes së kapaciteteve të studentëve të gazetarisë. 

Një rrjet rajonal trajnerësh EMI, i krijuar nga projekti, ofroi trajnime për më shumë se 2000 nxënës të shkollave të mesme në rajon. Gjithashtu, një platformë mësimdhënieje dhe të nxëni për “Edukim Mediatik dhe Informatmim” (TALMIL), e aksesueshme online në të gjitha gjuhët e rajonit, u vu në dispozicion për trajnerët, mësimdhënësit dhe rininë. Pjesë e trajnimeve ishin edhe mësuesit, shoqatat rinore dhe organizatat e shoqërisë civile. 

Më tej, falë një bashkëpunimi të suksesshëm me ekspertët francezë të medias, verifikues të fakteve dhe profesorë të gazetarisë në këto vende, rreth 400 studentë të gazetarisë u trajnuan për verifikimin e burimeve dhe verifikimin e fakteve. 

Në të njëjtën kohë, projekti synoi zhvillimin e mediave të reja në Ballkan, si një hap i  parë për zhvillimin e shoqërive demokratike dhe promovimin e lirisë së mediave. Për herë të parë në rajon, një program njëvjeçar trajnimi për Median Dixhitale dhe ngritjen e kapaciteteve për influencuesit e rinj u mundësua për 60 aktorë të rinj të medias në të gjithë rajonin, në fusha që lidhen me promovimin e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, letërsisë dhe leximit, artit dhe turizmit. Programi i trajnimit përfshiu një konferencë rajonale për të vlerësuar nevojat për ngritjen e kapaciteteve për pjesëmarrësit në këtë program, e ndjekur nga trajnime rajonale, një javë inkubimi në Francë dhe 6 muaj mentorim nën drejtimin e ekspertëve ndërkombëtarë të medias. Influencuesit e medias mësuan për etikën, gazetarinë, shkrimin e përmbajtjes, rritjen e audiencës dhe fitimin e parave.

Projekti ofroi gjithashtu mbështetje për talentet e reja në fushën audiovizive nëpërmjet një serie prej gjashtë trajnimesh të përshtatura, të cilat u ofruan nga ekspertë të institucioneve të mirenjohura franceze të fushës se kinematpografisë dhe artit audiovizual si INA (Instituti Kombëtar Francez i Audiovizivëve) dhe Ateliers Varan bazuar në një vlerësim të nevojave të kryer nga universitetet. Temat e trajnimit përfshinë shkrimin e skenarit për seriale në internet, dokumentarë, rolin e artit në qytetari, teknikat e xhirimit etj. Projekti gjithashtu ka mbështetur financiarisht dy projekte filmike të veçanta: Things that bring us together (Gjërat që na bashkojnë) të Europa Prima, Maqedoni e Veriut, e cila përgatiti një dokumentar mbi pikëpamjet e të rinjve ballkanas për të ardhmen e tyre, si dhe Cheta Balkanika, e cila përdor në thelb komedinë dhe satirën. Të dyja projektet u zbatuan në bazë të një qasjeje pjesëmarrëse që përfshin skenaristë, regjisorë filmash, artistë dhe të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Projekti bëri të mundur që “Balkans Voices” të dëgjohet nëpërmjet të nxënit, ngritjes së kapaciteteve duke zhvilluar projektet e tyre dhe duke krijuar në dobi të të rinjve. Pjesëmarrësit diskutuan për prioritetet e ardhshme ne vijim per zhvillimin e projekteve në mbështetje të edukimit mediatik, rritjes së kapaciteteve dhe mbështetjes financiare të influencuesve të medias dhe të talenteve të reja në fushën e kinematografisë.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

20 punët më të paguara në botë

20 punët më të paguara në botë