Mediat greke: Çamëria 'nuk ekziston më', ja nga çfarë hoqi dorë pala greke si këmbim

Mediat greke kanë publikuar disa detaje rreth marrëveshjes së Greqisë me Shqipërinë. Bëhet fjalë për një marrëveshje paketë që synon të zgjidhë çështjet ‘e nxehta’ mes dy vendeve.

Sipas Protothemas, pala greke ka pranuar që të heqë termin “Epiri i Veriut”, megjithatë kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht. Nga ana tjetër, edhe Shqipëria nuk do të përdorë më termin Çamëria, shkruan gazeta greke.

"Japin Epirin e Veriut për Çamërinë që nuk ekziston”, është ky titulli i medias greke, ku thuhet skëto pika janë dakordësuar gjatë takimeve të përbashkëta mes ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias. 

Shumë nga këto prona të bllokuara nga ligji i luftës, janë në Janinë, Selanik dhe në disa zona të rajonit të Thesalisë. Sipas një vlerësimi jo zyrtar, vlera e tyre është rreth 15 miliardë euro.

Shkruan media greke, Protothema

Në të dyja rastet, thuhet në artikull, nuk do të ketë pretendime formale territoriale. Edhe për çështjen e pronave do të ketë një pakt, por nuk do të ketë bëjë me kërkesat çame për pretendime territoriale.

Shqipëria dhe Greqia kanë patur disa raunde bisedimesh për shumë nga çështjet kryesore që i ndajnë dy vendet. 

Dorën e fundit të dakordësisë për çështjet e diskutuara pritet t’ia japin kryeministrat Rama dhe Tsipras, të cilët me gjasë fillimisht do të takohen në Bruksel.

Më pas, marrëveshja pritet të marrë firmat e Ramës dhe Tsipras në mesin e Korrikut. Parashikohet që marrëveshja të nënshkruhet në ishullin e Korfuzit. Grupi negociator shqiptar ka kërkuar që marrëveshja të marrë miratimin e parlamentit grek e më pas të firmoset nga dy kryeministrat.

Shkrimi i medias greke:

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Negociatar: 02/07/2018 14:36

    Mileti i di te gjitha. O degjoni nje here deri ne fund psstaj fillon reagoni. Per mendimin tim camet duhet te aplikojne ne Strasburg per pronat.

    Përgjigju
  • Sali Bollati: 02/07/2018 13:14

    Një Rekomandim për Koqiasin Sot, kur u zgjova në mëngjes lexoj në gazeta se mbështetesit ose mos ma merni për ters, suportuesit të Shqipërisë së Ramës e Bushatit, per ta pranuar në Europë;zotit, o më fal malakasit Koqias e paskan frikësuar me 800(po tetëqind) plumba për ta vrarë se ka mbrojtur me këmbngulje qe t’pranojne Shqipërinë në BE. Bile siç thonë ca të tjerë antikoqias, se I kanë postuar edhe plumba me gjak nëletrat që I kanë dërguar atij. Dhe te gjitha ato frikësime se përveç rekomandimit per Shqipërine, edhe për faktin se e zë në gojë ÇAMËRINË SHQIPTARE( megjithese e ngatron si EPIR!) Prandaj do I kërkoj Metës qe me rekomandim të “shqiptarit” janullatos ti jap sa më parë Shtetesinë Shqiptare Koqiasit, bile tapranoi si azilant politik si I përndjekur nga ata të Agimit të Arte të Athinës. Çfarë na duhen neve 600.000 refugjatë të rekomanduar nga Greqia “mike strategjike”,kur do kemi midis nesh një ministër të jashtëm që megjithëse nuk e njeh historine se gjuhën shqipe do ta mësoi nga “shqiptar”janullatosi. Edhe unê ashtu si paraqitem,jam shtetas grek(I lindur në Paramithinë Shqiptare);pra Shqiptar Safi; kam edhe Shtetesin Amerikane; keshtu që janë të mjaftueshme rekomandimet per Koqiasin si “shtetas shqiptar” Vetëm këtu dua të ndalem në diçka, që si mbas Amerikanëve duhet të njohi gjuhën e vendit për të pëfituar shtetësin: Koqiasit nuk I pëlqen fjala ÇAM-ÇAMËRI, PRANDAJ po I shpjegoj paraprakisht se fjala Çam rrjedh nga emri I lashtë Iliro-Shqiptar I lumit Thjamis-pra Çam, ashtu si shkruhet edhe në hartat e vjetra të Europës (ku na rekomandon ai vetë). Pa s’ka pse te friksohet se veshja vallja dhe kenga Çame, bashkë me trimat Çamë si Islam Pronjo,Marko Boçari e shumë të tjerë luftuan dhe e formuan shtetin grek me 1829. Pra Historia e Çamërisë Shqiptare ka rrojtur e do të rrojë. PA FRIKË! Ndërsa për emrin EPIR, më vjen keq që koqias nuk e di se nga vjen. Unë- megjithese nuk merrem me gjuhesi, po shpjegoj Koqiasit se fjala IPE-qe ne Çamërishte ose thjeshtë Shqipe; eka kuptimin SHQIPE; pra IPE-SHQIPE dhe fillon nga NGA PREVEZA M’LEQE T’HOTIT ! Keshtu e kishte emrin edhe PIRRO-BURRI! Sa I përket gjuhes greke, ne rast se e ke mësuar në shkollë , Iperos- ithone sterre, toke e pare nga deti, atehere kur piratet e greqise se lashte e shihnin nga jashte. PRA GREKET ASNJEHERE NUK E KISHIN SHKELUR ATE TOKE TE BEKUAR TE ÇAMERISE SHQIPTARE, qe jua beri peshqesh me 1913 Europae juaj; ku dëshironi të na rekomaendoni edhe juve koqias I dashur. Duke ju uruar suksese ne rekomandimet e juaja; Ju Uroj Suksese edhe si “Shqiptar” I ardheshem. Do gjeni kohë të bisedoni SHQIP edhe me “shqiptarin” tjeter! Sali Bollati NY, Qershor 28, 2018

    Përgjigju
  • Juli: 02/07/2018 12:15

    Në arritëm të heqim vorio Epiri si emër e ata morën krejt detin, tokën e gopin në nënës e ca ju pat qejfi. Hajde arritje hajde. Në jemi shtet kot.

    Përgjigju
    • Maks: 02/07/2018 17:02

      Ku jan keta historianet tan qe nuk balafaqohen per emrin epir. Epiri ne histori ska qen kurr greke

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi