Mediat serbe akuza Kurtit: Nuk nënshkroi deklaratën e përbashkët! Qeveria e Kosovës: Marrëveshja u tërhoq nga Rama, kishte dallime mes Kosovës e Serbisë

Mediat serbe akuza Kurtit: Nuk nënshkroi deklaratën e përbashkët! Qeveria e Kosovës: Marrëveshja u tërhoq nga Rama, kishte dallime mes Kosovës e Serbisë

Mediat serbe kanë shkruar se në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur sot në Tiranë, Albin Kurti ka refuzuar të firmos deklaratën e përbashkët, kjo pasi sipas tyre në deklaratë nuk shkruhej “Republika e Kosovës”.

Por ky lajm është hedhur poshtë nga vetë qeveria e Kosovës duke e cilësuar si të pavërtetë. Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi  tha për median kosovare se kjo deklaratë ishte tërhequr nga vetë mikpritësi i takimit, Edi Rama pasi ka parë që në deklaratën e përbashkët ka pasur dallime të mëdha që janë vërejtur mes Kosovës e Serbisë.

“Lajmi për refuzimin e nënshkrimit të deklaratës së përbashkët nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është i pavërtetë. Deklarata është tërhequr nga vetë nikoqiri i takimit, pasi është vërejtur që ka dallime të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Kelmendi.

Ditën e sotme 6 vendet e Ballkanit Perëndimor u shprehën të vendosura që të ecin drejt një hapësire të përbashkët zhvillimi dhe lirie, me projekte madhore investimi dhe presin nga Bashkimi Evropian që jo vetëm t'i mbështesë por ta bëjë pjesë të unionit këtë ambicie madhore të popujve të Ballkanit. Ndërsa Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi tha se BE ka një plan për investime rreth 30 mld euro në rajon.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet