Ngërçi për hapjen e listave/ Mediu: Ndërkombëtarët të flasin më qartë! Opozita të organizohet, Rama tenton manipulim të zgjedhjeve të 25 prillit

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu akuzoi kryeministrin Edi Rama për ndryshim të njëanshëm të kushtetutës dhe për tentativë për manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Ai ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të flasin më qartë, të drejtojnë gishtin nga "fajtorët" e vërtetë, pasi sipas tij opozita ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për një dialog, referuar këtu deklaratës së bërë nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ku tha se "Të gjitha palët t'i qëndrojnë 5 qershorit".

"Do ishim naiv nëse do besonim që Rama do ndryshojë qëllimin e vet. Opozita duhet të jetë e përgatitur, do të luajë çdo lloj truku brenda dhe jashtë vendit për të treguar se po e çon vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përballë kësaj opozita duhet të organizohet në ekstremin e mundshëm, si nga pikëpamja ligjore dhe praktike. Kemi Ramën që jo vetëm ka ndryshuar Kushtetutën, që s'e ka bërë asnjë vend, dhe Putini e ka bërë me referendum. Komuniteti ndërkombëtar të mos thotë që të gjejnë gjuhën e përbashkët, çështja nuk qëndron nga opozita, problemi qëndron te një njëri dhe këtu duhet të thotë që e zeza mbi të bardhë që "marrëveshjen e ka shkelur Rama", tha Mediu.

Në emisioni "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, Mediu vuri theksin se opozita duhet të organizohet,  pasi Rama tenton manipulim të zgjedhjeve të 25 prillit. 

"PD do një listë të hapur, dhe nuk mendoj se do hapjen e listave dhe koalicionet, Rama do e manipulojë zgjedhjet me krim, me vjedhje votash. organizimi duhet të përputhem me atë qeveritar për të t'u përballur me krimin, me vjedhjen e votave. Duhet ringritur shteti dhe këtë e ka detyrim opozita dhe qytetarët. Duhet të gjejnë çdo lloj mekanizim, politik, qytetar dhe ndërkombëtar", tha Mediu.

Duke u ndalur te zgjedhjet e 25 prillit, por te pritshmëritë e tij si kryetar i PR-së, përtej akuzave në drejtim të Ramës, Mediu tha se në Tiranë mund të marrë më shumë se 1 mandat pasi forca e tij politike është rritur shumë. Ai tha se PR-ja është e përgatitur të dalë më vete, por i intereson që të dalë në koalicion me PD-në.

"Nëse bëjmë një analizë në Tiranë, mendoj që me organizimin e e sotëm mund të marrim më shumë se 1 deputet dhe mendoj që duhet të shtrijmë edhe më shumë se kaq, ka shanse që të ketë grupin e vetë parlamentar. PR është e përgatitur si të dal më vete, por ka interesin që të jetë në koalicion sidomos me PD", përfundoi Mediu në studion e Report Tv.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERP: 29/09/2020 18:10

    C’eshte ky plehre qe vegjeton me taksat tona?! Ky duhet te jete te pakten in pandehur

    Përgjigju
  • Tosi: 29/09/2020 17:49

    Ah mor Fatmir vrasesi i 23 qytetareve te Gerdecit. Ke 30 vjet qe je nen sqetullen e pd se dhe do prape te jesh ne parlanent kur partia jote ka 2 antere kryetarin , dhe Camen grifshen. Fillove te gjesh alibine per humbjen spektakolare qe do marri koalicioni i opozites rrugore ne 2021.Po pse je i trembur ti kur Nafije dybeku daklaroi se opozita i ka te sigurta 100 mandate , sigurisht kur te qethen delet se perkrahja ne popull per particken e ministrave dhe drejtoreve superhajdute eshte 0.01% me e uleta ne planet.

    Përgjigju
  • Vora: 29/09/2020 16:12

    Fatmir Medinhoxh legeni

    Përgjigju
  • Fatua: 29/09/2020 13:46

    Ky Fatmir kryehajduti,ky gangster qe pati mase per droge ne Itali bashke me grupin e tij,ky bastard hap gojen per vjedhje votash,ky rrugac e cun rrugaci ky eshte Opozita e Lul Bashes bashke me Monen,Nard Ndoken,Dash Shehin,Gon Duken,keto jane plehrat dhe turpi i ketij vendi.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 29/09/2020 13:27

    KY JEVGJITI FATMIR FUNDËRRINA QË KA DUART ME GJAKUN E SHQIPTARVE SKA FAJ SE DEL E FLET NËPËR SDUDJO SI PETAGOG NË NJË KOH QË KY FUNDËRRIN DUHET TË ISHTE NË BURG. PO FAJN E KAN FAMILJARËT E VIKTIMAVE QË SI TREGOJN VËNDIN KTI MASKATAI EDEPSËZ.

    Përgjigju
  • andone: 29/09/2020 13:06

    MULLAH FATMUTI!

    Përgjigju
  • okot: 29/09/2020 13:02

    ky faqe petulla ibiri i faqe gjeres e mban veten per bur shteti qe thoni ju ....ky moracak vrasesi i gerdecit hajdut deri ne kocke.....thot se gjigandi do manipuloj hahaha po ky plere bashk me te tjereret nuk kan fituar kur qe po i kan vjedhur jo me sot....avash avash do thon smarim pjes....kujt i plasi .....me mir te shpetoj ai vend...ptuuuuuuu i zgerlaqurtaras

    Përgjigju
  • Gerdeci: 29/09/2020 12:42

    ti je ne rregull byrazer i fut nje tralala dhe e kalone po te kishte shtet ktu nuk do kishe mundesi te ishe ne ate studjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot