Mediu në Report Tv: Basha të vlerësojë peshën elektorale të PR, nuk duam qoshe! Mund të kandidojmë edhe me LSI në një listë në disa qarqe! Me Ramën mund të pi kafe, s'e shoh si armik

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk i ka cilësuar si presion apo ndarje politike me PD prezantimin e 36 kandidatëve të saj për Tiranën ditën e sotme. Në një intervistë për Report Tv, Mediu ka zbardhur detajet e takimit në selinë blu ditën e sotme me grupin negociator të demokratëve. Mediu tha se e ka kusht të panegociueshëm përkthimin e peshës elektorale të Partisë Republikane në kandidatë për deputetë.

Edhe pse negociata me Bashën vijojnë, Mediu po përgatitet për të prezantuar 140 kandidatët e tij në të gjithë Shqipërinë, nëse PR vendos të dalë e vetme në zgjedhje.

"Nuk është presion por e domosdoshme që Partia Republikane të ketë kandidatët e saj në të gjithë vendin. Ne jemi ende në negociata dhe nëse nuk biem dakord Partia Republikane duhet të ketë patjetër kandidatët e saj në të gjitha qarqet. Sot isha me Bashën edhe ai ka të njëjtën bindje me mua që çdo subjekt politik duhet të ketë kandidatët e tij për të marrë vota. Nëse votat që siguron PR garantojnë një mandat atëherë kjo vlen. Ne kërkojmë që pasha të vlerësoj peshën e kandidatëve të Partisë Republikane në qarqe të ndryshëm dhe në bazë të kësaj peshe elektorale të vendoset dhe pesha e PR në listë dhe kandidatë. Unë jam në negociata për marrëveshje që do të sjellë fitoren, por jo që të bëjmë pazare se kush është qoshja e Fatmir Mediut. Ne jemi në fazë negocimi se kush janë hapësirat që krijojnë mundësi për të fituar. PD duhet të respektojë peshën e PR-së dhe në pazë të saj të respektohet edhe pozicioni i kandidatëve republikanë", tha Mediu.

Mediu ka flirtuar edhe me kryeministrin ku  tha se ai nuk ka asgjë personale me Ramën dhe se është gati edhe të pijë kafe me të, pasi kundërshtarin politik nuk e shikon si armik.

"Unë do e bëj vaksinë , nuk kam frikë nga teoritë konspirative me vendosje cipi. Në raport personal nuk kam asgjë me Ramën, mund edhe të pi kafe me të. Unë kundërshtarin politik nuk e shoh si armik, nuk e kam zgjedhur unë Ramën, por socialistët", tha Mediu.

Sot Fatmir Mediu prezantoi 36 emrat për Qarkun e Tiranës, të cilët do të përbëjnë armatën e Partisë Republikane, nëse kjo e fundit vendos të dalë e vetme në zgjedhje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:18
Mediu: Partia Republikane mund të jetë pjesë edhe në listat e LSI-së, në disa qarqe

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk përjashtoi mundësinë që me LSI-në në disa qarqe edhe mund të dali me kandidatë të përbashkët, por la të paqartë se kush do të jetë udhëheqja e listës. Për Mediun e gjitha kjo bëhet për të maksimizuar votën dhe rrëzuar Ramën.

“PR kërkon që të fitohen zgjedhjet me në krye PD-n, por kërkohet respekt reciprok. Është më mirë një kandidat që është i vlefshëm për të dyja partitë se një kandidat i imponuar. Unë ofroj shqyrtimin e njerëzve që ofron PR dhe atyre që ofron PD. PR ofron në këtë koalicion votat e saj dhe burimet e saj njerëzore. Unë jam më i prirur që të kandidohet kandidati më i mirë, qoftë nga PD apo nga PR. Qëllimi i partisë Republikane është largimi i Edi Ramës. Me LSI-në mund të dalim në disa qarqe me kandidatë të përbashkët, ashtu siç mund të dalim edhe me PD-në. Ndërkohë në disa zona të dy koalicionet mund të dalin me kandidatë të përbashkët për të maksimizuar votën”, tha Mediu për Report Tv.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se partitë politike do ta respektojnë kuotën gjinore, 30% gra në listat fituese të kandidatëve për deputetë?

Komento

Komente

  • tosi: 14/01/2021 07:07

    Po pse o Fatmir Gerdeci me nje liste me trularasken me shkolle te mesme Sharebajgen Kejdi dhembcakallja dhe shalegjaten dymetroshe, koka me qoshe, kaptina boshe Kajda gjoshe, surratnallonen, surrattepsine, do kandidosh ti, e ke te sigurte humbjen 100% . Urrejtja popullore per sektin naziskin te leshelise qe gerryu buxhetin e shtetit me tenderat fallco te rrugeve me ministrat dhe drejtoret superhajdute eshte shume e madhe. Shkofte ne ferr Nafije fallxhorja e babaxhikes.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 13/01/2021 23:05

    I zgjati veshet ky pushti i Gerdecit!

    Përgjigju
  • Beni: 13/01/2021 21:10

    Karagjozlliku i ketij karagjozi nuk mbaron.

    Përgjigju
  • Peshmadhi Fatmir !: 13/01/2021 19:32

    Kur e di qe ke peshe , perse i behesh bare Lulit , ai s’po mban dot te tijet ?!!!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Si do të votohet në Kryeqytet? Ja si do të ndaheshin deputetët nëse zgjedhjet do të bëheshin sot