Megaoperacion antidroge në Itali, Holandë e Belgjikë, në pranga 38 trafikantë, mes tyre edhe shqiptarë! U sekuestrohen kokainë dhe një shumë parash

Megaoperacion antidroge në Itali, Holandë e Belgjikë, në pranga 38 trafikantë, mes tyre edhe shqiptarë! U sekuestrohen kokainë dhe një shumë parash

Droga e sekuestruar

Një megaoperacion që u zhvillua mëngjesin e djeshëm mes Italisë, Belgjikës e Holandës prangosi 38 persona të cilët ishin pjesë e bandës së drogës.

Operacioni u zhvillua midis provincave të Trentos, Brescias, Vicenzës, Mantuas, Pratos dhe Barit, si dhe në Belgjikë dhe Holandë nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Trentos, me bashkëpunimin e departamenteve kompetente territoriale dhe forcave të huaja policore, thuhet në shkrimin e botuar nga Ansa. 

Mes të arrestuarve ishin 15 marokenë, 8 shqiptarë, 3 tunizianë, 1 algjerian, 1 kosovar dhe 10 italianë. Ata akuzohen se ishin pjesë e një rrjeti që synonte trafikimin ndërkombëtar dhe tregtimin e drogës. Pas arrestimit të tyre u kryen kontrolle në shtëpi, të cilat bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e gjithsej 1 kg kokainë, 160 gram hashash, 32.000 euro cash dhe një orë luksoze.

Hetimi i nisur në maj 2020 nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Trentos, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, bëri të mundur identifikimin dhe çmontimin e dy organizatave të veçanta kriminale të dedikuara për tregtimin dhe trafikun e drogës.

Shoqata e parë, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë të vendosur në Trentino, furnizonte shumë pushues në zonë me heroinë, por edhe kokainë, hashash dhe marihuanë.

 Heroina vinte nga zona e Milanos dhe i rishpërndahej në sasi të mëdha tregtarëve tunizianë të drogës që operonin me pakicë në Trento, ndërsa kokaina blihej nga furnitorët në Campania dhe transportohej në Trento  çdo javë.  Veprimtaria hetimore, e cila u shtri edhe në provincat Brescia dhe Vicenza, gjatë zhvillimit të saj bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 11 personave dhe sekuestrimin e 23 kilogramë kokainë, një kilogram heroinë dhe një kilogram e gjysmë marijuanë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë