Meghan Markle kërkon takim 'kokë më kokë' me mbretin Charles! Do të rregullojë marrëdhëniet me familjen mbretërore?

Meghan Markle kërkon takim 'kokë më kokë' me mbretin Charles! Do të rregullojë marrëdhëniet me familjen mbretërore?

Meghan Markle dhe Camilla

Duket se Meghan Markle dhe Princi Harry janë gati të rregullojnë marrëdhëniet me familjen mbretërore, pasi familja u mblodh për t’i dhënë lamutmirën Mbretëreshës.

Sipas gazetarit mbretëror Neil Sean, Meghan kërkoi në mënyrë specifike një takim me vjehrrin e saj, Mbretin Charles, përpara se ajo dhe Harry të ktheheshin në Kaliforni.

"Ajo tani do të donte që, përpara se të ktheheshin në Kaliforni, të bënte një takim kokë me kokë me Mbretin Charles III," tha Neil, për Page Six, duke shpjeguar se Dukesha e bëri kërkesën në një "letër zyrtare".

Sean theksoi se letra shërbeu si një mundësi për të qartësuar gjërat, për të ndarë të drejtën nga gabimet dhe për të argumentuar ngjarjet që kanë ndodhur përgjatë dy viteve të fundit.

Është e paqartë se kur dhe nëse do të zhvillohet ky takim, kryesisht sepse Meghan dhe Harry do të kthehen në shtëpi në Kaliforni sa më shpejt që të ribashkohen me fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, të cilët nuk i kanë parë për shumë kohë.

Një burim tha për Us Weekl se "Meghan dhe Harry po përgatiten të kthehen në Montecito pothuajse menjëherë pas funeralit, ku do të ribashkohen me Archie dhe Lilibet pasi janë ndarë për më shumë se dy javë". Burimi shtoi se kjo është "koha më e gjatë që ata kanë qenë larg fëmijëve të tyre" dhe se "ata u kanë munguar fëmijëve si të çmendur dhe kanë folur me ta çdo ditë, por mezi presin t'i shohin nga afër”.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja