Meksikë: Policia zbulon 45 thasë me pjesë trupi, dyshohet se janë mbetjet e disa të rinjve që punonin në 'call center'

Meksikë: Policia zbulon 45 thasë me pjesë trupi, dyshohet se janë mbetjet e disa të rinjve që punonin në 'call center'

Foto ilustruese

Çantat u zbuluan si pjesë e kërkimit për shtatë punëtorë të rinj të një call center, të cilët janë zhdukur. Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse eshtrat janë ato të punëtorëve.

Policia meksikane ka zbuluar dhjetëra çanta me mbetje njerëzore, gjatë një operacioni kërkimi për shtatë punëtorë të rinj të një qendre telefonike që u zhdukën një javë më parë, tha prokuroria meksikane të enjten.

Dyzet e pesë çanta me trupa të copëtuar u zbuluan në Mirador del Bosque, në periferi të qytetit perëndimor të Guadalajara. Qyteti konsiderohet djepi i kartelit të fuqishëm Jalisco Nueva Generacion (CJNG).

Zyra e prokurorit të shtetit Jalisco tha se nuk ishte ende e qartë nëse eshtrat i përkisnin shtatë punëtorëve të zhdukur, por deklaroi se kërkimi për ta ishte në vazhdim.

Krimet e zhdukjes janë të zakonshme në Meksikë, veçanërisht në qytetet e mbushura me aktivitet të kartelit të drogës, si Guadalajara. Në maj të vitit të kaluar, Ministria e Brendshme raportoi se kishte mbi 100,000 persona të zhdukur.

Meksika ka parë dhunë spirale që nga fillimi i luftës kundër drogës në vitin 2006, me mbi 350,000 njerëz që kanë vdekur që atëherë.

Mbetjet e gjetura nga lugina

Prokurorët e shtetit thanë se çantat u gjetën nga një përroskë 40 metra e thellë në një zonë me akses të vështirë. Një qese e zezë plastike me mbetje njerëzore u gjet për herë të parë të martën, duke çuar në kërkimin që rezultoi në zbulimin e pjesës tjetër të qeseve të nesërmen.

Policia u koordinua me forcat e mbrojtjes civile të qytetit Zapopan dhe zjarrfikësit për të nxjerrë çantat me provat.

Personeli mjeko-ligjor ishte gjithashtu në vendngjarje për të përcaktuar numrin e viktimave të mundshme dhe për të provuar identifikimin e tyre, shtoi prokuroria.

Raporti paraprak sugjeron se 45 çantat përmbajnë eshtrat e burrave dhe grave./DW

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit