VIDEO/ Meloni solidarizohet me Ramën e Shqipërinë pas emisionit 'Report' të Rai3: U linçuan se ndihmuan Italinë

TIRANE- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni doli në krah kryeministrit Edi Rama pas debatit në Itali dhe në Shqipëri nxitur nga emisioni “Report’ transmetuar më 21 prill 2024 në RAI 3 i cili trajtonte marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë duke e portretizuar Shqipërinë si 'narko-shtet'

‘Rama u linçua sepse ndihmoi kombin tonë” tha ajo sot gjatë konventës së Forza Italia në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit

Kemi firmosur një marrëveshje me Edi Ramën, kryeministrin socialist të Shqipërisë për të hapur 2 qendra që do të lehtësojnë fluksin e emigrantëve që duan të vijnë në Europë. Hapu qiell! Pasi bënë gjithçka për bojkotuar marrëveshjen e Tunizisë dhe Egjiptit, e majta arriti derisa të propozojë shkarkimin e Ramës nga Partia Socialiste Evropiane sepse guxoi të ndihmojë, të ishte në dispozicion të qeverisë së qendrës së djathtë për të ndihmuar Italinë. Në vend që ta falenderonin në emër të solidaritetit europian e linçuan. Telemeloni (flet me ironi për Rai 3) realizoi një emision mbi qendrat e emigrantëve ku e përkufizonte Shqipërinë si ‘narkoshtet’.  Më ndihmoni që ti dërgoj Edi Ramës dhe popullit shqiptar solidaritetin tonë sepse u lincuan vetëm se ndihmuan kombin tonë"  u tha ajo të pranishmëve të cilët fjalën e saj e duartrokitën në konventën që mbahet në Pescara.

Me termin "Telemoni, apo jo, Telemeloni? kryeministrja italiane me ironi hodhi poshtë akuzën opozitës por dhe të vetë gazetarëve të RAI-t se ka ndërhyrë në punën e tyre gazetareske.

Duke iu drejtuar kundërshtares politike, sekretares së Partisë Demokratike të qendrës së majtë të opozitës italiane, Elly Schlein tha: Na thonë, në Itali e në Evropë, ku duan të jenë: Të na thonë nëse duan të jenë me ne në anën e ligjshmërisë dhe në anën e atyre që luftojnë skllavëruesit, apo nëse duan të jenë në krah të emigracionit masiv të paligjshëm që pasuron rrjetet kriminale. Ia kërkoj këtë në veçanti sekretares së Partisë Demokratike, Elly Schlein, duhet të jetë e qartë për këtë” nënvizoi më tej Meloni.

"Në thelb mbetet vetëm të çmontojmë çdo zgjidhje strukturore që ne përpiqemi ta zbatojmë për këtë çështje. E bënë parlamentarët e tyre në Europë me marrëveshjen me Tunizinë dhe Egjiptin, E bënë gazetarët e tyre në Shqipëri kundër qendrave që po hapim. E bëjnë disa gjyqtarë militantë në Itali kundër normave për të riatdhesuar më shpejt atë që nuk ka të drejtë të qëndrojë në Itali apo Europë" vijoi më tej. 

Pas transmetimit të emisionit kryeministri Rama reagoi ashpër duke e quajtur  'qasje kriminale'  dhe 'episod i turpshëm baltosjeje të Shqipërisë" për të sulmuar kryeministren italiane Meloni. Madje në një intervistë për Report Tv Rama tha se emisioni ishte 'sulm ndaj Shqipërisë me duart e italianëve duke përdorur mallin e shqiptarëve në Tiranë'.

 Rama pati dhe një telefonatë me drejtorin e RAI- 3  për të shfaqur pakënaqësinë 'lidhur me shpifjen më skandaloze të emisionit Report" por kjo nga disa gazetarë italianë u quajt ndërhyrje.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Milf e mire meloni: 28/04/2024 23:58

    Bravo meloni je yll bote

    Përgjigju
  • Arben: 28/04/2024 22:36

    Opozitat ne Shqiperi dhe Itali jane per faqe te zeze! Te dyja bashke urrejne Shqiperine! Turp per to!

    Përgjigju
  • Linda: 28/04/2024 20:28

    Faleminderit e nderuara zonja Meloni per mbeshtetjen e plote ndaj te vertetave ne Shqiperi!

    Përgjigju
  • Kujdestari: 28/04/2024 17:34

    Ja pra krisma nuk ka patur edhe po ka patur.....????????????????

    Përgjigju
  • filip: 28/04/2024 14:53

    Kjo eshte nje zonje e madhe....

    Përgjigju
  • elbasan: 28/04/2024 14:22

    ore lereni melonin po per ngjarjen e djeshme ne elbasan qe pas nje feste adoleshenshesh tek lokali opium pas nje sherri masiv mbeti i vdekur nje person rreth mosesh 17 vjec????

    Përgjigju
    • Rama: 28/04/2024 22:31

      Kokat hengshin

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Përplasje mes grupesh shqiptarësh në Greqi, arrestohen pesë persona, të tjerët i shpëtojnë policisë

Përplasje mes grupesh shqiptarësh në Greqi, arrestohen pesë persona, të tjerët i shpëtojnë policisë