Mendohej i humbur prej kohësh, mozaiku i çmuar romak që zbukuronte anijen ekstravagante të Perandorit Kaligula përdorej prej 50 vitesh si tavolinë kafeje

Mendohej i humbur prej kohësh, mozaiku i çmuar romak që zbukuronte anijen ekstravagante të Perandorit Kaligula përdorej prej 50 vitesh si tavolinë kafeje

Mozaiku tashmë i ekspozuar në muze

E kishte prej 50 vitesh në shtëpi, por Helen Fioratti , tregtare arti dhe pronar galerie, nuk e dinte se tavolina mozaik ku ajo pinte kafen çdo ditë në apartamentin e saj në Nju Jork nuk ishte në fakt një mozaik i çmuar romak që dikur dekoronte një anije të përdorur nga perandori Kaligula.

Zbulimi u bë nga Dario Bufalo, një arkitekt dhe studiues i materialeve prej guri dhe koleksionist. De Bufalo mbajti një leksion dhe shpërndau kopje të librit të tij, që u ndoqën me interes edhe nga Helen e në libër ishte edhe një foto e mozaikut të humbur prej kohësh. Dikur mozaiku zbukuronte dyshemenë e njërës prej dy anijeve të mëdha festave që përdoreshin nga Kaligula në një liqen afër Romës dhe u fundosën kur u vra perandori.

Mozaiku dhe antikitetet e tjera u gjetën në liqen në vitin 1930 dhe u vendosën në një muze buzë liqenit. Në vitin 1944 kur nazistët u tërhoqën nga Italia, anijet dhe shumë thesare të tjera u dogjën. 70 vite më vonë, ndërsa De Bufaloi firmoste kopje të librit të tij, ai dëgjoi një burrë t'i thoshte një gruaje se ajo që po shikonte ishte mozaiku në apartamentin e tij në Nju Jork. Në vitin 2017, Helen Fioratti dhe bashkëshorti i saj blenë mozaikun nga një familje fisnike italiane.

"Ishte një blerje e pafajshme. Është objekti ynë i preferua në shtëpi dhe e kemi atë prej 50 vitesh", tha Helen. Mozaiku, 4 metër katrorë përbëhet nga mermer jeshil dhe i bardhë dhe zbukuronte anijen e ekstravagante të Perandorit Kaligula, një sundimtar i përbuzur që historia e përshkruan si mizor dhe të shthurur. Kur Kaligula u vra në vitin 41 pas Krishtit, vetëm pas 4 vitesh mbretërim, anijet u fundosën aty ku ishin, në mes të liqenit Nemi, një liqen i vogël vullkanik në juglindje të Romës. Dy mijë vite më vonë, nuk dihet si përfundoi mozaiku në dhomën e ndenjes së çiftit në Nju Jork.

Mozaiku tashmë i ekspozuar në muze

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv