Menjëherë pas ndarjes nga bashkëshortja futbollisti shqiptar në një lidhje të re

Menjëherë pas ndarjes nga bashkëshortja futbollisti shqiptar në një lidhje të re

Valon Berhami dhe Lara Gut

Valon Berhami është një nga futbollistët më të njohur shqiptar që luan me kombëtaren zviceriane. Në muajin shkurt të këtij viti, futbollisti dhe ish-bashkëshortja e tij, Elena Bonzanni i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Ata treguan se për ta kishte qenë një vendim i vështirë, duke qenë se janë dhe prindër të dy vajzave. Megjithatë një muaj pas ndarjes Valoni filloi një lidhje të re me skiatoren, Lara Gut.

Duket se brenda 4 muajsh marrëdhënia e tyre është konsoliduar dhe ata kanë vendosur ta kurorëzojnë dashurinë në martesë. Ka qenë vetë Valoni që ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të tyre si nuse dhe dhëndër në Lugano, Zvicrës.

“Ti dhe unë, familjet tona dhe miqtë e ngushtë rreth nesh…Nuk mund ta imagjinoja një mënyrë më të bukur për të thënë: ‘Pranoj’”, – ka shkruar futbollisti shqiptar bashkangjitur fotografisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

E trishtë/ Ndahet nga jeta ortopedi Krios Beqaraj

E trishtë/ Ndahet nga jeta ortopedi Krios Beqaraj