MEPJ kujton qytetarët: Kakavija e Kapshtica të mbyllura 22:00-06:00, nuk lejohet qëndrimi gjatë këtij orari në kufi

MEPJ kujton qytetarët: Kakavija e Kapshtica të mbyllura 22:00-06:00, nuk lejohet qëndrimi gjatë këtij orari në kufi

Foto ilustruese

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kujton të gjithë qytetarët që pikat e kalimit në kufirin Kakavijë dhe në Kapshticë do të jenë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë.

Ministria u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë këtij orari kur kufiri është i mbyllur, sepse nuk do të lejohen që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar. Gjithashtu kujton se duke nisur nga data 16 gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të Kalimit të kufirit Kakavijë dhe të kufirit Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.

Hyrja në Greqi lejohet vetëm për shtetasit grekë, shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese. Shtetasit e BE-së apo shtetasit me leje qëndrimi në vendet e BE-së dhe vendet e treta nuk lejohen të hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të kalimit të kufirit Kakavijë dhe të kufirit Kapshticë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon