Lëvizja e Kroacisë për Ballkanin Perëndimor, Merkel: Do të bisedoj me Macron për zgjerimin, BE të mos tërhiqet nga premtimet (VIDEO)

Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron konsensus sa më të shpejtë me Francën për reformimin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Këtë ajo e tha të mërkurën në Zagreb, pas një takimi me homologun e saj kroat, Andrej Plenkoviç. "I mbështesim planet e qeverisë kroate për të organizuar një konferencë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor në formatin e plotë Bashkimit Evropian. Dhe do të jetë e rëndësishme që ne të krijojmë kushtet  për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut"

Duke pasur parasysh propozimin e ri të qeverisë franceze për reformimin e procesit të zgjerimit, kancelarja gjermane tha: 

"Ne tani duhet të bisedojmë me Francën dhe këtë duhet ta bëjmë shumë intensivisht, për të saktësuar elementet që duhen përmirësuar, që duhen ndryshuar, në procesin e  zgjerimit. Jemi të gatshëm të bisedojmë, edhe pse qysh sot kemi një numër të madh mundësish për të qenë fleksibël"

Merkel tha më tej se reformimi i zgjerimit "duhet t'u ofrojë vendeve të Ballkanit Perëndimor një perspektivë reale anëtarësimi". Ajo paralajmëroi se reformimi nuk duhet të ketë si pasojë BE-ja të tërhiqet nga premtimet e bëra.  

Kancelarja gjermane ndodhet në Zagreb për të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore të Evropës, duke përfaqësuar kryetaren e partisë së vet, Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila është duke përgatitur kongresin e CDU-së, që do të zhvillohet të premten, 22.11. në Lajpcig. 

Kroacia do të jetë kryetare e radhës e BE-së në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa Gjermania në gjysmën e dytë. Të dy vendet janë mbështetës të fuqishëm të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. DW 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 20/11/2019 22:56

    Franca e mbron serbin që të futet prap në ndonjë turbullirqë të kompenspjë gabimin (sipas Makron) kur Frånca mori pjeë në luftën kundër serbis! Kurva e vjeter është ringjallur përsëri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës