Merkel: E duam Shqipërinë në
BE, nuk ka ngadalësim artificial 
VD/Mikpritja shqiptare, qytetarët e presin në shesh

Merkel: E duam Shqipërinë në<br />BE, nuk ka ngadalësim artificial <br />VD/Mikpritja shqiptare, qytetarët e presin në shesh
TIRANE -  Kancerlarja gjermane Angela Merkel preku për herë të parë tokën shqiptare në vizitën e saj zyrtare në vendin tonë në kuadër të turit Ballkanik. Me korrektësinë që i karakterizon, avioni qeveritar gjerman u shfaq në qiellin shqiptar në 13.30 minuta.

Në pistën e aeroportit ndërkombëtar kancelarja gjermane Angela Merkel shkeli për herë të parë tokën shqiptare në një vizitë të konsideruar më shumë se historike, ku u prit nga delegacioni i kryesuar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Nën masa të larta sigurie, nisi menjëherë rrugëtimi me një autoveturë historike gjermane nga aeroporti drejt kryeqytetit. Karvani i gjatë i makinave u nis drejt kryeministrisë në pritjen shtetërore për këtë vizitë historike. Një pritje e ngrohtë dhe nga qytetarë të shumtë që kanë që dalë në rrugë.

Në cep të tapetit të kuq që zgjatej në shkallët e kryeministrisë shefi i qeverisë Edi Rama priti qetësisht rrotullimin në sheshin “Nënë Tereza” të mikes kancelare dhe i uroi mirëseardhjen me një ceremoni zyrtare. E ndërsa ngjiste shkallët drejt sallës ku do të zhvilloheshin takimet zyrtare zonja e hekurt e Evropës i rezervoi një përshëndetje të ngrohtë qytetarëve të shumtë që ishin afruar pjesës së bulevardit mes kuvendit dhe kryeministrisë.

Në 4 orë qëndrimi në Tiranën zyrtare, Merkel u takua kreun e shtetit Bujar Nishani dhe kryeministrin Edi Rama.

Pas takimit kokë më kokë e kryeministrin Edi Rama, dhe takimit mes dy delegacioneve, Merkel dhe Rama mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp. Më pas Merkel u takua me Presidentin Nishani.

Fotolajm / Merkel interesohet për Ismail Qemalin

Në takimin e shkurtër mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Kancelares gjermane, Angela Merkel, kreu i qeverisë shqiptare ka përfituar ta njohë me Ismail Qemalin.
Në foton e publikuar nga Rama në Facebook, kancelarja gjermane duket duke drejtuar gishtin nga portreti i “babait të kombit” shqiptar.
rama-merkel

Ora 18:15 Kancelarja Merkel mbyll vizitën në Tiranë
Angela Merkel ka mbyllur vizitën në Shqipëri rreth orës 18:12 minuta, kohë kur avioni i saj u ngrit nga pista e Rinasit për të udhëtuar drejt Beogradit. 

Merkel mbërriti në Rinas rreth orës 13:45, ku takimin e parë e zhvilloi me kryeministrin , Edi Rama, më pas u takua me Presidentin Nishani dhe në fund mori pjesë tek “Tirana Biznes Park”.

Merkel nuk u takua me kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe atë të opozitës Lulzim Basha. Këto takime nuk janë shmangur për ndonjë arsye të veçantë, por vetëm për shkak të axhendës së kufizuar të kancelares gjermane, e cila do të qëndrojë në Shqipëri 4 orë e 10 minuta.

Stacionet e tjera të udhëtimit të Merkel janë Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

Ora 17:20 Merkel-Rama në konferencën e Biznesit Shqipëri-Gjermani
Pas këtij takimi, Merkel ka qenë së bashku me Ramën pjesë e konferencës ekonomike Shqipëri-Gjermani, që u zhvillua në "Tirana Biznes Park" në afërsi të Rinasit.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri të Kancelares Gjermane Angela Merkel, u organizua Konferenca e Biznesit Shqipëri-Gjermani. 
 
Konferenca u hap me fjalën e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipermarrjes Arben Ahmetaj; Sekretarit të Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë, Rainer Baake dhe Presidentit të Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri (DIHA), z. Rolf Castro-Vasquez dhe u nda me tre panele.

merkel dhe rama tbp

Ora 16:38 Kancelarja Merkel takon Presidentin Nishani
Pas konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbërritur në Presidencë ku ka zhvilluar një taim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Takimi ka zgjatur rreth 25 minuta dhe në qendër të tij ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve, kryesisht në fushën e ekonomisë.

Gjithashtu, në fokus ka qenë edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, me Kancelaren që ka konfirmuar mbështetjen e Gjermanisë.

Nga ana e tij, Presidenti Nishani ka konfirmuar angazhimin e shtetit shqiptar për realizimin e reformave jetike në këtë drejtim.

Më pas sipas axhendës Kancelarja u nis drejt kompleksit “Tirana Biznes Park” ku po merr pjesë në forumin ekonomik dhe pas tij do të udhëtojë drejt Rinasit.
merkel dhe nishani

Ora 15:48 Nis konferenca për shtyp Rama-Merkel
Rama:Marrëdhëniet me Serbinë, nën modelin Gjermani-Francë 

Kryeministri Rama ka vlerësuar vizitën e Merkelit në Tiranë, si një nga personat me më tepër ndikim në arenën ndërkombëtare. 

Rama e ka falënderuar Merkelin për mbështetjen e dhënë për një Shqipëri të fortë në arenën ndërkombëtare. Sipas Ramës, Merkel ka dhënë kontribut për rajonin duke ulur për herë të parë në një tryezë liderët vendeve ballkanike. 

Duke folur për marrëdhëniet me Serbinë, Rama theksoi se do t’i zhvillojë marrëdhëniet nën modelin e Francës dhe Gjermanisë, kjo për t’i dhënë fund konflikteve të të shkuarës. 

Më tej Rama u shpreh se është e domosdoshme që BE dhe të gjitha vendeve të BE të bëjnë pjesën e tyre, pasi sipas tij integrimi në BE është vizioni për të ardhmen dhe lënia jashtë saj i lë një boshllëk që mbushet nga nacionalizmi.

Gjithashtu Rama bëri me dije se në takimin me Merkelin u bisedua lidhur me çështjen e azil kërkuesve duke theksuar se është një shqetësim për të dyja vendeve. 

Merkel: S'ka lodhje nga BE, integrimi pas plotësimit të standardeve
Merkel gjatë konferencës së përbashkët me Ramën u shpreh se BE nuk është lodhur nga procesi i zgjerimit dhe theksoi se ky proces varet vetëm nga përmbushja e kushteve.

Në momentin që diskutohet rreth procesit të integrimit dëgjoj që BE kërkon të ngadalësojë procesin e anëtarësimi. Kjo ka të bëjë me kredibilitetin e vendeve dhe përmbusha e kushteve të caktuara”, tha kancelarja gjermane. “Shqipëria ka bërë progres mjaft të mirë. Por ende nuk janë plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim. BE nuk krijon ngadalësim artificial.”- tha Merkel

Merkel: Mbështesim Shqipërinë, Serbia mund t'i hapë më parë negociatat 
Më tej Merkeli shprehu mbështetjen e Gjermanisë për në BE, por edhe prespektivën e të rinjve shqiparë për të punuar në Gjermani duke bërë edhe një koordimin të kërkesave për fuqi punëtore. 

"Ne e mbështesim Shqipërinë për integrimin në BE. Folën edhe për reformën në sistemin e Drejtësisë. Mund të marrë modelet më të mira, qoftë edhe për të luftuar korrupsionin.Folëm për perspektivat e rinisë. Shqipëria ka një bashkëpunim me një nga landet gjermane për arsimin profesional. Do bëjmë të qarta se cilat diploma do të ishin më të nevojshme. Shqipëria nuk është një vend që azilkërkuesit do të njihen si azilantë. Shqipëria mund të ofrojë fuqi punëtore."- u shpreh Merkel.

Ajo ka folur edhe për bashkëpunimin rajonal, ku vlerësoi se Ballkani ështzë në momentin më të mirë, ku edhe tensioni ka rënë. 

"Me nisjen e konferencës së Ballkanit Perëndimor ka progres. Jemi duke mbërritur në momentin për të parë diçka konkrete. Folëm edhe rreth shkëmbimit të të dhënave në rajon. Në vitet e kaluara ka pasur momente tensioni. Serbia mund të hapë negociatat edhe më herët si Shqipëria. Ju uroj sukses për vendin tuaj. Ju keni lënë pas vetes një kohë të vështirë. Kemi nënshkruar 6 marrëveshje të reja, një prej të cilave  përmirësimi i situatës elektrike. Nuk jemi duke përcaktuar afate të qarta." tha Merkel.

Rama: Kërkojmë datë për hapjen e negociatave pas miratimit të reformës në drejtësi 
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se vendit tonë i lind e drejta të kërkojë një datë për hapjen e negociatave pasi të kryej reformën në drejtësi që është një prej kushteve të kërkuara nga BE.

"Mbështes atë që thotë Merkel. Reforma në Drejtësi do jetë një nga reformat më rrënjësore në Shqipëri dhe që duhet të kalojë në Parlament. Pas këtij momenti na lind e drejta të kërkojmë një datë për hapjen e negociatave. Këto që bëjmë nuk janë se na i kërkon Brukseli, por na i shërben demokratizimit këtu te ne. Pasi të kalojmë fazën që ne t’i kemi përmbushur të gjitha detyrimet. Kancelaria e para që do të na mbështes."- tha Rama Fjala e plotë e Ramës në Konferencën e përbashkët me Kancelaren Merkel



Rama:Mund të dukemi jashtë mode, por e duam Europën
Më tej, Rama u shpreh se, duket jashtë mode që ne në Ballkan duam të hyjmë në BE, ndërsa në BE ka disa që duan të dalin nga unioni.

Duket si jashtë mode që ne duam të hymë, dhe të tjerë që duan të dalin. Ne preferojmë të jemi jashtë mode se sa të jemi palë me ata që duan të dalin nga historia e s’dinë ku do shkojnë."- tha Rama.

Rama: Bashkëpunim për dekurajimin e azilkërkuesve
“Përsa i takon çështjes së migrimit kërkon një përgjigje të përbashkët. Jemi në Bashkëpunim intensiv për të dekurajuar çdo prurje nga Shqipëria drejt BE-së. Çelja e negociatave me Shqipërinë do rrëzonte çdo pretendim se refuzohemi se nuk jemi kristianë, por të përzier. Dhe për të rinjtë do të hapet rruga për të punuar në Gjermani.” – tha Rama

Merkel: S’mund të kërkoni dhe integrim dhe azil
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel duke folur për problemin e azilkërkuesve shqiptar u shpreh se kjo nuk është në përputhje me aspiratën e Shqipërisë për integrim në BE. 
“Nuk besoj se do të kishim një gjë kundër nëse Shqipëria do të kategorizohet si vend i origjinës së sigurt. Por kjo duhet të jetë e realizueshme. Duam të veprojmë në mënyrë praktike sa më shpejt që aplikimet për azil të përpunohen në mënyrë që kjo procedurë të shkurtohet, pasi kjo do të japi efektet e duhura. Duke dëgjuar dhe fjalën e z. Kryeministër, mua më duket mirë që flasim hapur, se nuk mund të bëjmë kërkesë për në BE dhe të kemi qytetarë që kërkojnë azil në vendet perëndimore. Mund të diskutohet cilësimi si vend i sigurt i origjinës për Shqipërinë", tha Merkel.


Pjesë nga fjala e Merkelit në konferencën e përbashkët
Prej fillimeve të viteve 1990, Shqipëria është një vend ku diskutohet dialogu. Ne kemi diskutuar për tema nga më të ndryshmet, kemi mundësi për të arritur edhe më tepër në bashkëpunimin ekonomik. Për Shqipërinë është shumë e rëndësishme të krijojë ligjet e nevojshme për t’i bërë investuesit të ndjehen sa më mirë.
Ne e mbështesim Shqipërinë për integrimin në BE. Folën edhe për reformën në sistemin e Drejtësisë. Mund të marrë modelet më të mira, qoftë edhe për të luftuar korrupsionin.

Folëm për perspektivat e rinisë. Shqipëria ka një bashkëpunim me një nga landet gjermane për arsimin profesional. Do bëjmë të qarta se cilat diploma do të ishin më të nevojshme. Shqipëria nuk është një vend që azilkërkuesit do të njihen si azilantë. Shqipëria mund të ofrojë fuqi punëtore.  Me nisjen e konferencës së Ballkanit Perëndimor ka progres. Jemi duke mbërritur në momentin për të parë diçka konkrete. Folëm edhe rreth shkëmbimit të të dhënave në rajon. Në vitet e kaluara ka pasur momente tensioni.

Serbia mund të hapë negociatat edhe më herët si Shqipëria. Ju uroj sukses për vendin tuaj. Ju keni lënë pas vetes një kohë të vështirë. Kemi nënshkruar 6 marrëveshje të reja, një prej të cilave  përmirësimi i situatës elektrike.
 
Nuk jemi duke përcaktuar afate të qarta. Ajo është e rëndësishme është plotësimi i standardeve. Duhet hartuar një plan i caktuar masash. Është KE ai që vendos nëse Shqipëria i ka përmbushur ose jo këto standarde. 
 
E di që shumë vendet presin të ecet përpara. Dua t’iu siguroj se nuk është një proces artificial. Është një proces që vlerësohet. Shqipëria ka bërë një progres sa më të mirë. 



merkel dhe rama konf

merkel dhe rama
(Foto, Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) 

Ora 14:28 Qytetarët: Presim antarësim në BE dhe zgjidhje për emigrantët që kërkojnë azil në Gjermani
Sapo ka shkelur tokën përpara kryeministrisë, kancelarja Agela Merkel ka përshëndetur qytetarët e shumtë të cilët e prisnin aty.

Ata kishin ardhur nga Durrsi, Drenica dhe qytete të tjera për të pritur në një vizitë të parë dhe historike në Tiranë kancelaren Merkel.

Në prononcime për A1 Report ata shprehen mjaft të lumtur për vizitën e kancelares në vendin tonë duke shpresuar se vizita e saj do jetë shumë pozitive për vendin.

Qytetarët thonë se presin një antarësim sa më të shpejtë të shqipërisë në BE.

“Antarësimin në BE ishalla realizohet sa më shpejt. Dh shqipëtarët që janë në gjermani për të kërkuar azil ishalla e marin dhe kjo vizitë është pozitive”, - thotë një qytetare  e cila kishte ardhur bashkë me familjen e saj nga Durrësi

E pritëm me shumë dëshirë dhe ishalla do bëjë diçka të mirë për të gjithë shqiptarët. Për emigrantët ishalla bën diçka pozitive. Ne nuk e kuptojmë politikën, por për ne shqiptarët që jemi popull i varfër shpresoj të kemi favorizime, të mos kemi taksa shumë të larta”, - thanë të tjerë qytetarë.
merkel
qytetaret

Ora 14:15 Ceremonia e pritjes zyrtare ne kryeministri
Nen tingujt e himneve te dy shteteve, fillimisht ai gjerman dhe me tej himbi yne kombetar, eshte pritur zyrtarisht ne vendin tone ne viziten e pare ne Shqiperi, kancelarja gjermane Angel Merkel. Ndjesia e kesaj vizite ishte e vecante aq sa te kujton ardhjen e papa Franceskut shtatorin e kaluar. Ashtu si Ati i Shenjte, edhe zonja Merkel u prit ne shesh nga qytetare shqiptare. Me daljen nga eskorta qe e shoqeroi nga Rinasi drejt Tiranes, Merkel eshte kthyer nga shqiptaret duke i pershendetur. 



merkel

merkel antonjo
merkel antonjo
(Fotot, Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) 
merkel
merkel


Ora 14:00  Qindra qytetarë para kryeministrisë presin Merkel
Shumë qytetarë kanë dalë në qendër të Tiranës për të pritur Kancelaren Gjermane, Angela Merkel. Qytetarët janë rrjeshtur përpara kryeministrisë ku pritet të mbërrijë për herë të parë në vendin tonë, Kancelarja Merkel.

Entuziazmi për vizitën e saj duket tek qytetarët, një entuziazëm i cili ngjan edhe me ato që kemi parë kur vendin tonë e kanë vizituar Papa Françesku, ish- Presidenti amerikan Xhonxh Bush apo personalitete të tjerë Botërorë. 

njerzit merkel
njerzit merkel


Ora 13:30 Merkel mberrin ne Rinas, pritet nga delegacioni qeveritar


merkel me logo

merkel me logo

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri