Merkel: E lehtësuar për fillimin së shpejti të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore

Merkel: E lehtësuar për fillimin së shpejti të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore

Kancelarja gjermane Angela Merkel përsëriti e palëkundur pozicionin e saj  dhe të Gjermanisë kundër Eurobonove të Premten në mëngjes. Në fjalimin e saj pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Evropian, i cili u zhvillua këtë të enjten sërish përmes telekonferencë. Në lidhje me koronavirusin, kancelarja bëri thirrje për durim, duke theksuar se është ende herët të flasim për lehtësimin e kufizimeve.

"Unë besoj se me Mekanizmin Evropian të Stabilitetit (ESM) kemi një mjet të përshtatshëm për krizën, i cili hap shumë mundësi dhe nuk vë në dyshim parimet tona themelore ," tha Merkel gjatë një konference për shtyp përmes emailit. Megjithatë, ajo paralajmëroi që pasojat financiare të krizës së koronavirusit do të ishin më të rënda se ato të krizës së vitit 2008 dhe u drejtua ministrave të financave, të cilëve u ishte dhënë përgjegjësia që të paraqisnin propozimet e tyre brenda dy javësh.

Merkel vlerësoi Komisionin Evropian për shpejtësinë dhe fleksibilitetin që ka treguar në hartimin dhe zbatimin e masave lehtësuese për Shtetet Anëtare, ndërsa vendosi theksin në iniciativën për të siguruar pajisje mbrojtëse për personelin infermieror, i cili tha ajo, do të ndihmonte shumë vendet më të vogla. Ajo gjithashtu iu referua solidaritetit të vendeve evropiane gjatë kësaj kohe të vështirë, duke shtuar se Gjermania është kujdesur për pacientët nga Franca dhe Italia, dhe se vendet evropiane po u lehtësojnë sistematikisht riatdhesimin e qytetarëve partnerë të tyre.

Merkel tha se ajo ishte "lehtësuar" nga fillimi i ardhshëm i negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore , dhe tha që ajo i kishte kërkuar Komisionit Evropian që lejojë që refugjatët gjermanë të mirëpriten nga Greqia sa më shpejt që të jetë e mundur, siç tha ajo.  

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kohëzgjatjen e masave "kufizuese" të qytetarëve, Kancelarja këmbënguli se "ne nuk jemi ende në gjendje të flasim për heqje të masave", pasi efektiviteti i tyre ende nuk është vlerësuar. "Unë me të vërtetë lus njerëzit në Gjermani të jenë të durueshëm, " është shprehur ajo.

Në rutinën e saj të përditshme – Merkel është në karantinë që nga e diela e kaluar në shtëpinë e saj pasi kishte hyrë në kontakt me mjekun e saj, i cili më vonë u diagnostikua me koronavirus. Merkel tha që ajo ishte "shumë e zënë”, por pranoi se i mungon kontakti personal me partnerët e saj, veçanërisht Këshillin e Ministrave, në të cilin tani merr pjesë përmes telefonit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit