Merkel: Qytetarët e vaksinuar kundër COVID-19 fitojnë sërish 'liritë’, i kthehen normalitetit! Deri në qershor hiqet lista e rreptë prioritare e vaksinimit

Merkel: Qytetarët e vaksinuar kundër COVID-19 fitojnë sërish 'liritë’, i kthehen normalitetit! Deri në qershor hiqet lista e rreptë prioritare e vaksinimit

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel

GJERMANI- Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha se qytetarët e vaksinuar kundër COVID-19 dhe ata të cilët e kanë kaluar virusin, do të kenë më shumë “liri” dhe të drejta. Ajo premtoi se lista e rreptë e përparësisë për vaksinimin do të hiqet deri në qershor.

Kancelarja tha se qytetarët të cilët kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, duhet t’i lejohet të bëjnë aktivitetet e tyre të përditshme pa qenë nevoja të tregojnë një test COVID negativ.

Në të njëjtën mënyrë do të funksionojë edhe për personat të cilët mund të provojnë se kanë kaluar COVID-19, përmes një testi PCR i cili është i 28 ditëve të fundit.

Deri më tani qeveria gjermane ka ndjekur një listë të rreptë prioritare se kush mund të vaksinohet, bazuar në moshë.

Merkel tha se deri në qershor ky rregull nuk do të ekzistojë dhe së shpejti qytetarët do të kenë mundësinë të aplikojnë për të marrë vaksinën.

“Kjo nuk nënkupton se të gjithë mund të vaksinohen menjëherë por të gjithë mund të aplikojnë!”, tha kancelarja

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 6 milionë njerëz në Gjermani kanë marrë 2 doza të vaksinës anti-COVID.

Ndërkohë gjithsej janë 19.5 milionë njerëz që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Kohët e fundit Gjermania është “në kthetrat” e valës së tretë të COVID-19.  Për të parandaluar “vrullin” e infektimeve, disa ditë më parë, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, ka nënshkruar legjislacionin e ri të krijuar për të trajtuar pandeminë e shkaktuar nga COVID-19 në të gjithë vendin.

Legjislacioni i ri i jep qeverisë federale kompetenca shtesë dhe përfshin masa të tilla si shtetrrethim gjatë natës dhe kufizim të kontakteve shoqërore.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?