Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira! Macron: Vështirë t'i shpjegoj popullit tim një vendim pozitiv për Shqipërinë

Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira! Macron: Vështirë t'i shpjegoj popullit tim një vendim pozitiv për Shqipërinë

Emanuel Macron dhe Angela Merkel

Një teme e nxehtë në samitin dyditor të Bashkimit Europian që fillon sot në Bruksel është edhe grindja në BE për çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Me veton që vuri Franca në takimin e ministrave të Jashtëm të BE të martën i ktheu kundër shumë vende anëtare që e kërkojnë çeljen e negociatave. Kjo temë u diskutua edhe në takimin mes Merkelit dhe Macronit në Tuluzin francez, ministrat e të dy vendeve nënshkruan projekte të përbashkëta në drejtim të politikës së mbrojtjes. "Si Gjermania edhe Franca janë ende duke punuar për të gjetur një pozicion të përbashkët deri në samitin e BE, që duhet të miratohet edhe nga vende të tjera, tha Merkel.

Por në deklaratën qeveritare të enjten në Bundestag, para largimit në Bruksel, Merkel tha: "Më duhet t'iu them se shanset nuk janë shumë të mira." Ajo u shpreh sërish pro perspektivës së anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjermania ndjehet veçanërisht e lidhur me vendet e Ballkanit dhe do t'i afrojë ato me BE, tha ajo. Ne u kemi ofruar ura partnerëve që kishin dyshime, tha Merkel. Në samit ende nuk është e sigurtë një votë unanime.

Në përgjithësi, Merkel e vlerësoi samitin në Bundestag si të pasigurtë në rezultatet e tij. "Nuk mund të them se si do të përfundojë ky samit", tha ajo.

Një ditë më parë Merkel i kishte relativizuar pohimet, se mes Gjermanisë dhe Francës ka diferenca të mëdha në drejtim të perspektivës së anëtarësimit të të dy vendeve ballkanike. Të dyja palët e mbështesin perspektivën e anëtarësimit, tha Merkel në Tuluz të mërkurën. Ajo e mbështet madje dëshirën e Francës për një reformim të procesit të anëtarësimit që duhet të jetë transparent dhe i kthyeshëm në rast të zhvillimeve negative. Sipas Merkel, bisedimet e anëtarësimit duhet të fillojnë, kur të sqarohen çështje të caktuara. Por në këtë rrugë "ka disa nuanca të ndryshme", tha ajo.

Macron: Shqiptarët të dytët ndër azilkërkuesit në Francë

Presidenti Macron i vlerësoi përparimet e bëra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por këtë herë do të zgjasë pak më gjatë deri sa të fillojnë negociatat, tha ai. Macron, i cili deri më tani, kundërshtimin e tij e kishte argumentuar me thellimin e BE para zgjerimit, pranoi në konferencën e shtypit me Merkel edhe arsye të brendshme që e bëjnë Francën të hezitojë. Shqiptarët përbëjnë grupin e dytë më të madh të azilkërkuesve në Francë, në këto kushte është e vështirë t'i shpjegosh  popullit, se duhen filluar negociatat me këtë vend, tha Macron.

Më parë edhe kreu i Dhomës Lindore të Tregtisë dhe Ekonomisë Gjermane, Michael Harms ishte shprehur për fillimin e shpejtë të bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai paralajmëroi për ndryshimin e atmosferës në këto vende që janë shumë proeuropiane.

Më parë kishte pasur zëra që shprehnin zhgënjimin e Gjermanisë për rezistencën e Francës kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shtetit për Europën, Michael Roth, (SPD) u shpreh, se nëse BE nuk ia del dot të rrisë prezencën në Ballkan, rrezikon një vakuum pushteti që mund të mbushet nga fuqi të tjera. Gjermania është "shumë e zhgënjyer" që nuk mund të mbahet ajo që është premtuar disa herë, tha Roth. Sepse me çeljen e negociatave bëhet fjalë për "një sinjal të qartë për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe pajtimin për të gjithë Europën."

Në samit do të ketë përpjekje për të bindur Macronin. Argumenti i fuqishëm i përkrahësve të çeljes së negociatave është vënia në diskutim e besueshmërisë së BE, kur nuk mban premtimet. Nga qarqet qeveritare gjermane është bërë e ditur, se puna vazhdon intensivisht. "Kjo nuk është një temë që do të trajtohet si ndër të tjera", tha një përfaqësues gjerman, shkruan DW

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 18/10/2019 07:24

    Po keshtu eshte po te lexoje dite per dite komentet e FREDIT ca presim ne.

    Përgjigju
  • redi: 17/10/2019 23:30

    zoti Makron cfar taksirati ka Shqiperia se ti nuk di ti shpjegosh popullit tend per Shqiperine

    Përgjigju
  • atharva: 17/10/2019 18:34

    Nese e ka me azilkerkuesit ,ky eshte problem inegsistent , e ka ne dore , e nxjerr menjehere nje ligj ku ndalon kerkesat e azilit nga shqiperia mqs eshte vend i sigurte origjine, nese dikujt i takon azili ne rruge legale le ta fitoje , ne fund te fundit i nderuar jeni shtete demokratike dhe udhehiqeni nga principi i respektit ndaj ligjit, La Lois c est La lois thonte Fernandeli dikur.Azilkerkimi eshte procedure legale dhe kaq , mund te dyndet aty gjithe lindja e mesme por po u fut shteti esht i detyruar te respektoje proceduren azilkerkuese.Problemi eshte rracizmi dhe diskriminimi i nje vendi te vuajtur edhe ne skamje dhe me shumice muslimane, kete kategori nuk e doni dhe nuk e perfillni, dhe per kamuflim sakrifikuat edhe Maqedonine gjoja ne emer te principeve te procesit te zgjerimit.Dy fjale edhe per keta legenat Kryeminister dhe Kryetar opozite qe kemi, i pari qe e ka mendjen tek leshi ne fytyre dhe tek atletet e bardha por kur vjen puna per pushtetin personal , u kujdes ti vendose komisionerit Hahn ne goje frazen e vet te fortdeshiruar :I KEMI BERE DETYRAT POR PO BIEM VIKTIME E DINAMIKAVE TE BRENDSHME TE BE,nuk pati burreri te thote po edhe une do ta jap dorheqjen (si beri ZAEVI) nese BE nuk na hap negociatat , le ta perdorte edhe si blof per nje destabilizim politik potencial te Shqiperise , dhe le te hynte edhe ti fitonte zgjedhjet edhe me kete kosto mbi kurriz, tek e fundit te gjithe e dime qe reforma ne drejtesi nuk ishte detyre e bere, ishte thjesht nje imponim me force nga faktori nderkombetar keshtuqe politika shqiptare nuk ka pse merr asnje merite per kete kur dihet fare mire qe ishte po ajo qe vegjetonte dhe ndihej boll mire me llumin shumvjecar ne drejtesi.Ndersa Lyl Basha do te hyje ne histori si renegat i popullit te vet qe pikerisht atehere kur te gjithe lideret dhe dashamiresit e Shqiperise ne bote e thonin dhe e thone qe negociatat NUK HAPEN PER QEVERINE por PER POPULLIN SHQIPTAR , kurse ky ordiner shkonte dhe thonte te mos i hapen negociatat SHqiperise, shqiperia ti mallkoje me breza keta ndyresira

    Përgjigju
  • Eugropa: 17/10/2019 15:45

    E çpret nga ky qe ka mar burr per grua. Legen.

    Përgjigju
  • lexues: 17/10/2019 13:01

    spjegoji pak popullit stupid francez kolonizimin e vendeve te tjera...

    Përgjigju
  • Emore: 17/10/2019 12:37

    Franca ka ber pakt me serbin per mos ta pranuar shqiperin .. ndofta ben nje loj te dyfishte per qellimet e saj ..duhet te jet me e thell ceshtja ..

    Përgjigju
  • Xxx: 17/10/2019 12:04

    Per cilin popull e fjalen ti buracak i vogel gjysmen e ke nga afrika dhe gjysmen tjeter nga marroku sa per ate gjyshen qe ke ne shtepi pa merak se ajo ka 20 vjet qe ka pjerdhur nga veshet.

    Përgjigju
  • shqipe: 17/10/2019 11:44

    Po krejt zuzak i ke , shko ne paris tq afriken . Nuk paske qa me i than popullit tend

    Përgjigju
  • Kafsha: 17/10/2019 10:42

    Dmth ky plera e paska tek numri I lartë i azilkerkuesve ? Kjo gje nuk duhet ta shtetësoje pasi Franca ka pervoje të madhe shekullore në kete drejtim. Si kolonizatorë këta janë nga të parët që benin tregeti skllevërish. Nuk e di a u kanë kerkuar falje popujve që skllavëruan por dimë që Franca sot ka me shume se gjysmen e popullsise së saj emigrantë. Pra nuk e mendoj së ka frikë nga emigrantët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës