Merkel takon Vuçiç:E vlerësoj për
nismat e marra për pajtim në rajon

Merkel takon Vuçiç:E vlerësoj për<br />nismat e marra për pajtim në rajon
Pas vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Shqipëri, ajo ka udhëtuar për në Beograd ku është pritur e më pas është takuar me homologun e saj serb Aleksandar Vuçiç.

Pas takimit kokë më kokë Merkel e Vuçiç kanë dalë në një konferencë të përbashkët, ku kancelarja gjermane u shpreh se Beogradi është treguar i gatshëm që të bëjë kompromise me Prishtinën.

Ajo e ka kujtuar se më parë ishte e paimagjinueshme që edhe pas 13 ose 14 orësh bisedime duke me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të lartë të BE-së, të takohej me Kryeministrin e Serbisë dhe të Prishtinë në një ditë, por që sot kjo është një rast krejt i zakonshëm.

Ajo ka thënë se vendi i saj i mbështet reformat në Serbi, e cila ka treguar rezultatet e para pozitive.

Çështjet kryesore të bisedimeve mes Merkel dhe Vuçiç ishin paqja dhe stabiliteti në rajon si dhe nisja e reformave ekonomike.

Në fjalën e saj Merkel u shpreh se Beogradi mund të llogarisë mbështetjen e Berlinit në rrugën drejt Bashkimit Evropian. 

“Unë shoh se Beogradi është i gatshëm për kompromis dhe për diskutime me BE. Ne do të vlerësojmë pozitivisht reformat tuaja. Përparimi me reformat pritet të rrisë bashkëpunimin në marrëdhëniet dypalëshe. Pyetja e vetme është se kur do të hapen kapitujt e reformave”.- u shpreh Merkel.

Merkel shtoi se në Serbi ekziston një qeveri, e cila është e gatshme të zbatoj masat shtrënguese të Bashkimit Europian , masat këto të cilat do të japin frytet e tyre, si në rastet e Portugalisë dhe Spanjës. Ajo deklaroi se Serbia do të vazhdojë të marrë hua në mënyrë që të krijojë hapësira për investime.

Kancelarja gjermane përshëndeti nismën e kryeministrit Vuçiç, për të forcuar paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe gatishmërinë për të zhvilluar dialogun me Prishtinën. Merkel gjithashtu falënderoj kryeministrin serb për mikpritjen e ngrohtë që iu rezervua.

Kryeministri Vuçiç në fillim të konferencës u shpreh se kjo ishte një ditë e madhe dhe e rëndësishme për të dhe karrierën e tij politike. Ai gjithashtu theksoj rëndësinë e vizitës së kancelares gjermane.

“Zonja Merkel është një factor kyç në stabilizimin e situatës në rajon. Dua ta falenderoj kancelaren për marrëdhëniet e mira politike si dhe për paqen në Ballkan”,-tha Vuçiç.

Ai u shpreh se marrëdhëniet ekonomike me Gjermaninë mund të forcohen edhe më tej pasi në serbi ka 450 kompani gjermane, ku janë të punësuar 27.000 njerëz.

Në fjalën e tij Vuçiç shtoi se pikat më thelbësore në këtë moment janë stabiliteti në rajon dhe nisja e reformave serioze ekonomike. Kryeministri serb theksoi se Serbia është e vendosur të vazhdojë rrugën drejt BE dhe pret mbështetje nga Gjermania dhe zonja Merkel.

Të enjten Merkel do të takojë dhe presidentin Nikoliç. Sipas njoftimeve nga zyra e shtypit ai do të kërkojë mbështetje për hapjen e proçesit integrues në BE.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Elbasan, punonjësi i bashkisë humbi jetën pasi u rrëzua nga vinçi, procedohet një drejtor dhe shpallet në kërkim përgjegjësi

Elbasan, punonjësi i bashkisë humbi jetën pasi u rrëzua nga vinçi, procedohet një drejtor dhe shpallet në kërkim përgjegjësi